TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati flet për reagimet e DASh pas aksionit në veri: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Murati flet për reagimet e DASh pas aksionit në veri: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë

Ministri i Financave dhe Transferëve, Hekuran Murati, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës dhe ATK-së për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të Kosovës, ka thënë se është bërë për të shtrirë ligjshmërinë në tërë vendin.

Ai këto komente i ka bërë, kur është pyetur për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për këtë aksion e të cilët kanë thënë se, Qeveria nuk është koordinuar.

Murati, ka thënë se nuk i di detajet, por veprimi është bërë bazuar mbi ligjshmërinë.

“Nuk jam në dijeni për detajet, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit. Zyrat kanë filluar aktivitetin në vitin 2018, nuk ka të bëjë me diçka që është trashëguar nga lufta apo është shfrytëzuar ndonjë vakum për të funksionuar”, ka thënë Murati në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, raporton teve1.info.

Ai ka thënë se ka dyshime se në këto pika është ushtruar aktivitet joligjor.

Madje, ai ka thënë se duhet të kërkohet përgjegjësi se si u lejua që këto pika të hapen në vitin 2018.

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

“Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Në aksionin e së hënës Policia dhe ATK kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” në veri të vendit dhe me urdhër të prokurorit  u konfiskuan 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë.

Tags: aksioni ne veriDASHHekuran Murati
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

​Deliu-Kodra: Do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet në grup parlamentar

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën