TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I mori “borxh” mobileritë për zyre, Gjykata dënon zyrtarin e Komunës së Kllokotit

by Adelina Zenuni
4 vjet ago
0
A A
I mori “borxh” mobileritë për zyre, Gjykata dënon zyrtarin e Komunës së Kllokotit

Dënimi i tij erdhi për shkak që ky person, i cili mbante pozitën e këshilltarit të kryetarit të Komunës së Kllokotit, kishte shkuar në njërën nga mobileritë e qytetit, për t’i marrë disa mobilje për zyre, me premtimin që do t’ia paguante pasi që të kalonin procedurat e nevojshme në Komunë.

Mirëpo, këtë pagesë nuk ia kreu atij biznesi, pasi që nuk ishin përfillur procedurat e prokurimit në Komunën e Kllokotit.

“I akuzuari në muajin janar të vitit 2018, në fshatin Pozhoran, Komuna e Vitisë, si person zyrtar – këshilltar i Kryetarit të Komunës së Kllokotit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe Komunën e Kllokotit dhe shkaktimit të dëmit operatorit ekonomik “NTP Blina”, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që shkon tek operatori në fjalë dhe kërkon inventar për objektin e Komunës së Kllokotit dhe me të njëjtin arrin marrëveshje verbale dhe i premton se me vonë do të zbatohen procedurat ligjore dhe do të bëhet pagesa nga komuna, të cilin inventar e vendos në objektin e ri të komunës, ndërsa komuna nuk e kryen obligimin pasi që nuk janë përfillur procedurat e prokurimit dhe kjo pagesë nuk është kryer, me këtë i është shkaktuar dëm operatorit ekonomik në vlerë 4.460 euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje Gjykata njfton se me këto veprime, i akuzuari A. E. ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve të akuzuarin e shpall fajtor dhe e dënon në kohëzgjatje prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë burgim.

Me propozim të akuzuarit, dënimi i shqiptuar me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5.000 (pesë mijë) Euro.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./teve1.info/

Tags: Denim me 5 mije euroGjykata Themelore GjilanKomuna e Kllokotit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën