TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kupchan thotë se përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin amerikan, “Georgtown University” Charles Kupchan ka thënë për Tëvë1 se nisma e qeverisë për të krijuar një draft statut për themelimin e Asociacionit është vendim i rëndë për Qeverinë por edhe qytetarët e Kosovës. Sipas profesorit amerikan, BE-ja qëllimshëm po bënë presion Kosovës për themelimin e Asociacionit në këmbim për tu bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Kupchan shprehet i bindur se Serbia do ta njoh Kosovën

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Një kërkesë e tillë u bë edhe më e zëshme, si kushtëzim për Republikën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

E sipas profesorit amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan nisma për themelimin e Asociacionit, është e rëndë për Qeverinë kosovare.

“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për qeverinë e Kosovës. Është siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Çfarë shohim këtu është që BE-ja, Këshilli i Evropës krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë ngjashëm edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar marrëveshjen e Ohrit.

“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë. Marrë parasysh që kemi marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, marrë parasysh sa zor ka qenë që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit të marrëveshje, shohim BE-në, Këshillin e Evropës, të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara. Mendoj që këto janë çështjet për të cilat Evropa mund ta shtyjë Vuçiqin” , tha ai.

E pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radojiciq ende po vazhdon të mbetet i lirë.

Profesori amerikan vlerëson se sjellja para drejtësisë të Radojiciq do të marrë kohë.

“Të dy palët, të dy qeveritë, kanë shumë punë për të bërë, pajtime për të bërë, duhet të shohim Serbinë të bëjë më shumë, që të kërkojë llogari nga ata që kanë qenë përgjegjës për akte të dhunës, dhe për aktivitete tjera ilegale. Kjo është pjesë e procesit afatgjatë, për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes finale dhe për t’ju bërë presion palëve të marrin vendime të vështira.”

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur kërkesën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta dorëzojë Milan Radojiçiq para organeve të drejtësisë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën