TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Januzi shpallet “Ylli i Javës”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Januzi shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i skuadrës së Llapit, Ahmed Januzi e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

FFK-ja, të hënën ka bërë të ditur se Januzi është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet pas përfundimit të çdo xhiroje. Komisioni i veteranëve të futbollit, ka vlerësuar lart Januzin për paraqitjen e tij në ndeshjen e fundit, në të cilën Llapi e mposhti në shtëpi Malishevën.

Në fakt, Januzi e shënoi golin e vetëm në këtë takim, në të cilin Llapi triumfoi 1:0 duke e mbajtur ekipin nga Podujeva në garë për titullin e kampionit. Januzi është shprehur tejet i lumtur me çmimin e fituar dhe ka paralajmëruar se Llapi nuk do të dorëzohet deri në fund për titullin e kampionit.

“Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerëve është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, tha ndër të tjera Januzi për faqen zyrtare të FFK-së.

Aktualisht, Llapi zë vendin e dytë në tabelë me 68 pikë, katër më pak se Ballkani që është lider kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të edicionit.

Këtë vikend, Llapi luan në Podujevë kundër skuadrës së Ballkanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

​Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

​Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu

Parashikimi i motit për të shtunën

Moti sot me diell e vranësira

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën