TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Demhasaj: Çështja e pasaportave, më e rrezikshme se dinari për sovranitetin e Kosovës

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Demhasaj: Çështja e pasaportave, më e rrezikshme se dinari për sovranitetin e Kosovës

Analisti, Arton Demhasaj duke komentuar takimin e sotëm të palës kosovare e asaj serbe në Bruksel, për të diskutuar çështjen e dinarit, ka deklaruar se çështja e pasaportave është më e rrezikshme për sovranitetin e vendit, se sa dinari.

Demhasaj ka vlerësuar se çështja e pasaportave, që i nxjerr një Qendër Koordinuese në Nish e që ato pasaporta qytetarët serb të Kosovës nuk i trajtojnë si qytetarë të Republikës së Kosovës, por si qytetarët të Republikës së Serbisë është shumë më e dëmshme për Kosovën se sa dinari.

“Qeverisë po i duket që më e rëndësishme është tema e dinarit për sovranitetin e Kosovës, sesa çështja e pasaportave që i nxjerr një Qendër Koordinuese në Nish e që ato pasaporta qytetarët serb të Kosovës nuk i trajtojnë si qytetarë të Republikës së Kosovës, por si qytetarët të Republikës së Serbisë. Pra, kjo është temë shumë më e ndjeshme. Çështja e pasaportave mendoj që është shumë më e rrezikshme dhe shumë më dëmtuese për Kosovën sesa dinari. Po çuditëm se si kjo qeveri ngul këmbë të dinari, madje me një seri gënjeshtrat”, u shpreh ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Sipas Demhasajt, nuk ka rrugëdalje nga Asociacioni, por që procesi i dialogut do të duhej të përfundonte me një triumf për Kosovës që është, njohja reciproke.

“Nuk ka rrugëdalje për Asociacionin, sepse ne i kemi nënshkruar marrëveshjet. Ideja është kjo,  që është dashtë me vendos kusht, kur vendos kushte të tilla mendoj që krejt popullin e Kosovës, partitë politike i ke mbrapa kur thua që “po, do ta bëjmë Asociacionin në bazë të marrëveshjes 2013, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, mirëpo do ta bëjmë kur edhe Serbia i ka indicet që ka me i respektuar pjesët e para të marrëveshjes, me njohje të pasaportave, me njohje të vulave doganore, me hapje të misioneve të përhershme të ndërsjellë”, që në një far formë po konsiderohet një njohje faktike që madje mund të themi nuk është triumfi maksimal që Kosova është dashtë me arrit në këtë proces, sepse triumfi maksimal ka qenë në momentin kur Kosova e bën Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Serbia është dashtë me shkuar drejt njohjes reciproke, më përkundur ky proces” shtoi ai.

Parlamenti Evropian javën e kaluar ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët pajisen me dokumente nga Drejtoria koordinuese në Beograd.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën