TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sot, përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot, përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës

Sot, do të përcaktohen skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Prej orës 15:00, do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale, të cilat ishin të parapara të zhvillohen javën e kaluar. Por, u shtynë për shtatë ditë për shkak se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori vendim që dita e mërkurë e javës së shkuar, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha garave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

Në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, po përballen Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka. Në ndeshjet e para, të luajtura para dy jave, Prishtina dhe Drita kanë luajtur pa gola kurse Ballkani triumfoi 1:0 ndaj Suharekës.

Sikurse Drita, po ashtu edhe Prishtina synim e kanë finalen dhe fitimin e trofeut, i cili ua mundëson daljen në Evropë. Forma e të dy skuadrave është e ndryshme në kampionat, me Dritën që është e dyta me 58 pikë, dy më pak se Ballkani që është lider kurse Prishtina është e pesta me 43 pikë të mbledhura. Për Prishtinën, opsioni i vetëm për t’u paraqitur në garat e UEFA-s edicionin e ardhshëm edhe triumfi në Kupën e Kosovës.

Ndërkohë, në duelin tjetër Ballkani vlerësohet favorit përball Suharekës, ekip që garon në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës. Krahas mbrojtjes së titullit, Ballkani këtë edicion po synon edhe triumfin në Kupë për herë të parë në histori të klubit.

Ballkani është lider I Superligës me 60 pikë, teksa po ashtu, edhe Suhareka është lidere në Ligën e Parë me 47 pikë, 5 më shumë se Trepça 89.

Ndeshja Drita – Prishtina zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, teksa ndeshja Ballkani – Suhareka, në stadiumin e qytetit në Therandë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gallapeni nënshkruan me agjencinë e njohur të menaxhimit të futbollistëve

Gallapeni nënshkruan me agjencinë e njohur të menaxhimit të futbollistëve

Erdin Hashani jep dorëheqje: Ka parime që nuk thyhen dhe vlera që nuk negociohen

Erdin Hashani jep dorëheqje: Ka parime që nuk thyhen dhe vlera që nuk negociohen

Garuesit kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë, Jon Gashi eliminon sportistë nga Serbia, Rusia e Greqia

Garuesit kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë, Jon Gashi eliminon sportistë nga Serbia, Rusia e Greqia

Kosova U19 mundet nga Maqedonia e Veriut në miqësoren e dytë

Kosova U19 mundet nga Maqedonia e Veriut në miqësoren e dytë

Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Ferizaj

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Ferizaj

Emisioni “Matrix” 12.10.2026

Emisioni “Matrix” 12.10.2026

Konjufca në Pragë: Kosova është dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Konjufca në Pragë: Kosova është dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Ndalohet për 48 orë 31-vjeçari i dyshuar për vdekjen e punëtorit në Ferizaj

Komandanti i KFOR-it pritet në takim lamtumirës nga Kurti

Komandanti i KFOR-it pritet në takim lamtumirës nga Kurti

Projekt i ri në Prishtina Mall – Prishtina Hospital pritet të hapet në vitin 2027

Projekt i ri në Prishtina Mall – Prishtina Hospital pritet të hapet në vitin 2027

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën