TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilat janë arsyet që barku na rri shumë i fryrë?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Cilat janë arsyet që barku na rri shumë i fryrë?

Keni probleme t’i mbërtheni pantallonat për shkak të barkut të fryrë?

Fajtori për këtë është zakonisht kripa e tepërt në organizëm.

Kripa jo vetëm që shkakton mbajtjen e lëngjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe shumë probleme të tjera shëndetsore.

Veshkat tuaja kryejnë largimin e kripës nëpërmjet urinës.

Kur konsumoni më shumë ujë, rritet prodhimi i urinës dhe kjo ndihmon në largimin e kripës së tepërt.

Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 8 deri në 12 gota ujë në ditë.

Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë ujë, për të larguar kripën e tepërt nga organizmi.

Për t’u siguruar që po merrni sasinë e nevojshme, mbushni një enë prej 1,8-2,5 l me ujë për ta pirë gjatë ditës.

Konsumi i më shumë se 12 gotave me ujë në ditë, mund të jetë diçka e vështirë.

Por për ta lehtësuar këtë, ju mund të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji.

Frutat dhe perimet, të tilla si luleshtrydhet, portokallet, mollët, marulet, kastravecat dhe specat, janë një zgjedhje e mirë.

Gjithashtu, tërshëra e bërë me ujë, kosi, lëngjet e frutave dhe supa me pak kripë, mund të ndihmojë në largimin e kripërave.

Përveç ujit, ju mund të shtoni në regjimin tuaj ushqimor më shumë ushqime që përmbajnë kalium.

Kaliumi dhe kripa punojnë së bashku për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.

Marrja e kaliumit në sasi të lartë, ndihmon trupin tuaj të largojë sasi të mëdha të kripës nga organizmi.

Disa ushqime me shumë kalium janë bananet, patatet, portokallet, domatet, luleshtrydhet, avokadot dhe fasulet.

Por, nëse keni probleme me veshkat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me sasinë e kaliumit që merrni.

Një regjim ushqimor që përmban shumë kripë mund të rrisë presionin e gjakut duke rritur kështu edhe rrezikun e goditjes në tru apo sulmit në zemër.

Për të ulur sasinë e marrjes së kripës, këshillohet të kufizoni marrjen e ushqimeve të përpunuara.

Në vend të tyre konsumoni ushqime të freskëta si fruta, perime, drithëra dhe mish të gatuar pa kripë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën