TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbyllet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2024”

Sot është përmbyllur panairi ndërkombëtar i turizmit “Kosova 2024”. Në një panel diskutimi gjatë ditës, aty u fol për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në paketat ballkanike dhe evropiane të turizmit.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbyllet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2024”

Dyert e Pallatit të Rinisë në Prishtinë u hapën sërish të shtunën për mbi 300 kompani të cilat po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024”.

Në ditën përmbyllëse të këtij panairi dyditor , kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti ritheksoi se numri i pjesëmarrësve në edicionin e tretë është rritur, ndërsa  foli edhe për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në paketat ballkanike dhe evropiane të turizmit.

“Këtë interesim e ka bërë rritjen e numrit të vizitorëve këtu, ka ndikuar edhe sponsori jonë medial, i cili është tëvë1, andaj gjithë ai marketing të cilin e kemi bërë, ka ndikuar dhe është bërë një punë fantastike. Këtë vit siç e kemi cekur kemi mbi 300 kompani nga 15 shtete që po prezantojnë produkte, në krahasim me vitin e kaluar që ishin mbi 200. Numri i vizitorëve është shumë më i madh se vitin e kaluar. Për neve si Kosovë është shumë me rëndësi përfshirja e Kosovës në paketat ballkanike dhe evropiane. Një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke dhënë edhe agjensionet e Shqipërisë, të cilët çdo ditë e më tepër po e vendosin Kosovën si destinacion turistik në paketat e tyre.”, tha ai.

Ndërkohë kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, gjatë panelit të diskutimit tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë një treg i vetëm dhe që Kosova të jetë pjesë e përbërëse e paketave turistike që ofrojnë operatorët nga Shqipëria.

„Ne duhet të jemi një treg i vetëm, një pikë takimi i vetëm, dhe këtë ua kam rekomanduar vazhdimisht të gjithë kolegëve, që Kosova të jetë pjesë përbërëse e paketave turistike që ofrojnë operatorët nga Shqipëria. Unë për vete ka vite që operoj, ku dy netë pothuajse gjithë grupet e huaja që vijnë në Shqipëri, dy netë kalojnë në Kosovë, netë qëndrimi dhe përveç kësaj kam futur edhe ekskurzionet ditore që vijnë deri në Prizren”, ka deklaruar Kasa.

E dy nga pjesëmarrëset e këtij panairi u shprehën të kënaqura me interesimin e turistëve këtë vit.

“Ne punojmë me prodhimin e sapunave, ngjyrosjen pëlhurë, me bizhuteri me artizanate të filigranit, ashtu që me disa pika me kulturën e Prizrenit e kemi njoftu sa kemi mundur dhe ka pasë interesim, jemi të kënaqur”, tha Ater Koro Arifi.

“Ka pasë shumë interesim, duke filluar nga liberalizimi i vizave për miqtë tanë kosovarë. Kemi parë që interesim kanë qenë më të shumta këtë vit. Ky është viti i dytë radhazi në këtë panair dhe po shikojmë që ka më shumë interes.Paketat tona janë të ndryshme, fillojmë nga paketat me autobus, kemi shërbime transporti, paketa individuale, gjithashtu edhe paketa me avione me guidë. Dhe destinacione të ndryshme. Fokus kemi Greqinë, destinacionet e Turqisë, Shqipërinë patjetër dhe vendet e Ballkanit”, ka deklaruar Armela Bizdani nga Zenith Travel .

Gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit i cili u mbajt më 12 dhe 13 prill, qytetarët patën mundësinë të përfitojnë zbritje prej 20 për qind në ofertat turistike si dhe të fitojnë shpërblime si bileta të aeroplanit, akomodime në hotele të ndryshme, aranzhmane turistike, darka për çifte, e shumë dhurata të tjera.

Tekst nga gazetarja: Jetmira Lushi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtimet jashtë vendit

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami: Ajo që ju ofrua sot LDK-së nuk ishte kompromis – ishte shantazh i paketuar si zgjidhje

SHBA-ja të gatshme mbështesin financiarisht Emiratet e Bashkuara Arabe nëse lufta me Iranin përshkallëzohet

SHBA-ja të gatshme mbështesin financiarisht Emiratet e Bashkuara Arabe nëse lufta me Iranin përshkallëzohet

Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria kërkon paraburgim

Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria kërkon paraburgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën