Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se përkundër pesë sulmeve të njëpasnjëshme, zyrtarët policorë po vazhdojnë punën me intensitet të njëjtë.
“Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale. Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar. Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla. /Teve1.info/