TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja shpreh keqardhje për deklaratën e LS-së për bojkot të votimeve në veri

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Ambasada e SHBA-së: Koha për themelimin e Asociacionit është tani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka thënë se i vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

“Qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar. Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe demokracinë e lirë, të drejtë dhe të lirë të Kosovës dhe zgjedhje legjitime që e mbështesin atë. Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë një votim për tërheqjen e kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen për Tëvë1.

Sipas ambasadës, siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ata besojnë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës kanë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të tërhequr zyrtarët e zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët zgjedhorë kosovarë për t’i lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës. Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve”, thotë ambasada.

Nga ambasada thonë se pjesëmarrja demokratike ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë dhe se votimi është një liri kritike e shoqëritë demokratike.

“Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Aktivitete në Kosovë, Shqipëri e Serbi-kërkohet paraburgim për të arrestuarit, të cilëve iu gjetën mbi 50 kilogramë marihuanë

Aktivitete në Kosovë, Shqipëri e Serbi-kërkohet paraburgim për të arrestuarit, të cilëve iu gjetën mbi 50 kilogramë marihuanë

Shiroka-Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë, presidentët e Hungarisë dhe Letonisë

Shiroka-Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë, presidentët e Hungarisë dhe Letonisë

Jemen, vriten tre fëmijë nga sulmet ajrore, huthët akuzojnë Arabinë Saudite

Jemen, vriten tre fëmijë nga sulmet ajrore, huthët akuzojnë Arabinë Saudite

Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën

Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Protestat e dhunshme në Shqipëri, 167 të arrestuar dhe 7 policë të pezulluar brenda pesë ditësh

Protestat e dhunshme në Shqipëri, 167 të arrestuar dhe 7 policë të pezulluar brenda pesë ditësh

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Drita triumfon ndaj Llapit në Podujevë

Drita triumfon ndaj Llapit në Podujevë

Përleshje mes protestueseve dhe policisë para Kryeministrisë

Përleshje mes protestueseve dhe policisë para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën