Justina Shiroka-Pula ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj si presidente e Kosovës.
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.
Në letrën e urimit, presidenti i Hungarisë, András Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës, dhe përpjekjet për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.
Ndërsa presidenti i Letonisë, Edgars Rinkeviçs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e re e Kosovës më 6 tetor. Ajo është gruaja e tretë femër në këtë post dhe e shtata në historinë e vendit.




