TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​MPJD: Ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit në Kosovë

by teve1
3 vjet ago
0
A A
​MPJD: Ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit në Kosovë

Ministria e Jashtme e Kosovës është deklaruar në 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, e cila para 25 vjetësh nisi bombardimet ndaj Serbisë, për t’i dhënë fund spastrimit etnik që kishte ndërmarrë ndaj shqiptarëve ish-kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Në një postim në rrjetin social X, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se 75-vjetori i Aleancës Veri-Atlantike qëndron si testament i solidaritetit dhe forcës së vlerave të përbashkëta.

“Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit. Teksa festojmë këtë përvjetor, ne ripërtërijmë angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dhe për t’iu bashkuar aleancës”, thuhet në postim.

E themeluar 75 vjet më parë në Uashington, me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 32 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

NATO fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Ajo synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982). Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 1991, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-ja dhe Rusia do të nënshkruanin “Aktin Themelues”.

Në mars 2004, shtatë vende të Evropës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën.

Këtyre vendeve u janë bashkuar në 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Suedia në vitin 2024 është bërë vendi i fundit, i 32-ti anëtar i NATO-s.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim personin që grabiti dhe lëndoi një qytetar

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim personin që grabiti dhe lëndoi një qytetar

MINTI: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

MINTI: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

KOK-u pret ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

KOK-u pret ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Presidenca reagon për tenderin e avio-biletave: Kontrata trevjeçare, vetëm bileta të klasës ekonomike

Ndalohet për 48 orë një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Ndalohet për 48 orë një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Shoku i kryeterroristit, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq raportohet se ka ikur drejt Turqisë

Shoku i kryeterroristit, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq raportohet se ka ikur drejt Turqisë

Konferenca e OKB-së për klimën në Turqi: Thirrje për veprime më të forta dhe më të shpejta

Konferenca e OKB-së për klimën në Turqi: Thirrje për veprime më të forta dhe më të shpejta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën