TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e sigurisë të ndarë në mendime për një sulm të mundshëm nga Serbia

Pas kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar shtimin e trupave britanezë në Kosovë. Ndërsa, njohësit e sigurisë, janë të ndarë në mendime rreth një sulmi të mundshëm nga Serbia.

by Venhar Isufi
3 vjet ago
0
A A
Në samitin e Procesit të Berlinit, pritet të diskutohet edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit

Të shumta i ka deklaratat për Kosovën.

E aty nuk mungojnë edhe kërcënimet.

Të tilla dha ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E të njëjtat po i sheh shqetësuese, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Me këtë rast, gjatë një interviste për gazetën prestigjioze britanike “The Telegraph”, ai kërkoi shtimin e trupave britanezë në Kosovë.

“Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor, ekziston vetëm një prani simbolike e NATO-s në komb dhe nuk do të mjaftojë për të parandaluar një pushtim nga Serbia”, thotë Ramadani.

E kërcënimet e Vuçiqit, njohësi i sigurisë, Burim Ramadani po i sheh si të qëllimshme për të mbajtur të tensionuar situatën në Kosovë.

“ Kjo është në vazhdën e kërcënimeve ndoshta më shumë se 100 kërcënime që i ka bërë gjatë këtyre shtatë-tetë viteve të fundit dhe të cilat e kanë tensionuar situatën në Ballkan, e cila i është vendosur në shërbim federatës ruse dhe Putinit, që ta mbanë situatën të tensionuar në Ballkan”, vlerëson ai.

Sipas tij një sulm i ngjashëm si ai në Banjskë, mund të ndodhë përsëri.

“Sidomos në këtë kohë, në periudhën e tashme kur pothuajse e gjithë bota është në zgjedhje edhe SHBA-të, edhe BE-ja, edhe disa vende në rajon dhe Serbia që e ka përfunduar një pjesë të zgjedhjeve mbetet mëtutje në zgjedhjet në Beograd, synon të vendos vëmendjen në sigurinë e Ballkanit dhe jo në politikat brendshme”, ka thënë Ramadani për Tëvë 1

E njëjtë nuk mendon profesori i Kriminalistikës dhe njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku.

“Kërcënimet e Serbisë që vinë nga Serbia nuk janë të reja, në këtë rast nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, pra ai është një praktikë e kahershme e kërcënimeve, shantazhimeve që i bëjnë Republikës së Kosovës, por në realitet ato kërcënime mbesin vec në frazeologjinë e tij në atë diskursin e tij agresiv dhe kërcënues, nuk pritet dhe nuk do të ketë ndonjë sulm të tillë”, thotë Çollaku.

Kërcënimet nga Serbia filluan të rriten pas vendimit të fundit nga BQK-ja, për çështjen e dinarit.

Tags: BanjskëKercenimetSerbiasulmi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën