Në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, Llumnica thotë se kërkesë kryesore e tyre është ngritja e pagave prej 100 eurosh dhe aprovimi i marrëveshjes kolektive.
“Në realitet punëtorët kanë shumë urgjenca janë kushtet shumë të rënda të punës por ngritja e pagave është e domosdoshme kur shihet se shporta e konsumatorit është e lartë dhe kemi kërkuar ngritje të pagave prej 100 euro ekziston si pagë permanente dhe kemi zbatimin e marrëveshjes kolektive, aprovimin e marrëveshjes kolektive në nivel të ndërmarrjes, zbatimin e ligjit në plotëni fatkeqësisht një ndërmarrje më e fuqishme në vend nuk e zbaton ligjin në vend se të jetë shteti ai që krijon mundësinë e zbatimit të ligjit duhet të protestojmë kemi 14 vite shtet nuk zbatohet Ligji për Sigurime Shëndetësore, nuk kemi marrëveshje kolektive shujtë të ulët”, tha ai.
Teksa foli për realizimin e kërkesave të tyre, Llumnica u shpreh optimist se ato do të realizohen sepse “janë shumë simbolike”.
“Unë dua të besoj që kërkesat tona të realizohen se janë shumë simbolike dhe për këtë kemi një takim nesër me drejtorin menaxhues besoj dhe shpresoj që do të realizohen kërkesat, forma tjera nuk kemi, kemi presione prej punëtorëve nuk kemi dëshirë të bëjmë protesta as greva që deri më tash i kemi pasur 23 protesta fatkeqësisht gjitha kërkesat që dalin nga Ligji i Punës marrëveshja kolektive është dashtë të protestojmë për të realizuar kërkesat tona”, tha ai.
Sipas tij, nëse nuk ka përmbushje të kërkesave të tyre, nuk përjashtohen edhe grevat, teksa thotë nëse kjo ndodh “do të bëhet kaos në vend”.
“Nuk kemi rrugë tjetër asnjëherë ne nuk kemi pasur dëshirë të bëjmë grevë sepse dihet që nëse energjia elektrike ndalet çfarë kaosi bëhet në Kosovë nuk jemi ithtarë por ai është mjeti i fundit sindikal dhe do të provojmë me presione tjera deri te greva për arsye se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira dhe meritojnë të kenë paga të dinjitetshme të kenë marrëveshje kolektive të zbatohet ligji”, theksoi ai.
Ndërkaq, kreu i sindikatës bëri të ditur se do të dërgojnë këtë çështje te përmbaruesi për shkak se KEK-u nuk ka respektuar të drejtat e tyre.
“Po punëtorët e kanë autorizuar avokatin të dërgojnë drejt përmbaëruesit dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt varësisht prej vendimit të gjykatës për përmbarëim që i bjen një kohë e shkurt 2-3 muaj ditë nuk mund të shkoj më tutje vetëm se punëtorët e kanë fituar të drejtën të gjitha gjykatat dhe prapë nuk e respekton atë të drejtë nuk e di çfarë arsye është absurditet të mos respektosh Gjykatën e një shteti”, shtoi Llumnica.
Sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për punëtorët e sektorit publik dhe privat, ai tha se i mirëpresin por që nuk janë zgjidhje afatgjate.
“Ne jemi mirënjohes për këtë veprim nga Qeveria për arsye se qytetarët kanë nevojë secili punëtorë në Kosovë ka nevojë për këto mjete por kërkesë nuk ka qenë një ndihmë prej 100 euro por kërkesë që të ngritet paga sepse për arsye se shporta familjare është 450 eruo dhe i dimë sa janë ngritur çmimet dhe kjo është e pamjaftueshme por përkohësisht e mirë i kalon për një muaj por jo një zgjidhje permanente që është dashtë me u bo”, shtoi ai./teve1.info/