TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sami Lushtaku reagon pasi Specialja ia konfiskoi mbrëmë telefonin

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas intervistimit të djeshëm nga Gjykata Speciale në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Lushtaku ka falënderuar të gjithë personat që kanë shprehur interesim dhe mbështetje pas intervistimit të djeshëm.

Ai me tej, ka thënë se gjatë gjithë jetës është munduar që të punoj më nder dhe duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe të qytetarëve.

“Të dashur qytetarë, Dëshiroj të ju falënderoj përzemërsisht për interesimin dhe mbështetjen e madhe pas zhvillimeve të ditës së djeshme, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shqetësime tek secili prej jush.

Gjatë gjithë jetës sime jam munduar të punoj me nder, duke pasur në rend të parë interesin e vendit dhe popullit tim. Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999. Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci. Kjo është e vërteta jonë! Jam mirënjohës përjetësisht ndaj secilit prej jush e kështu do të jemi bashkë gjithmonë”, ka thënë ai.

Ndryshe, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale të premten në mbrëmje.

Ai është dërguar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, ku edhe i është konfiskuar telefoni.

Kujtojmë se ditë më parë Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Lidhur me këtë Artan Qerkini, avokat i Selimit, tha se bastisja u krye nën dyshimin se ka prova për pengim të administrimit të drejtësisë, porse klienti i tij nuk është i dyshuar.

Avokati Qerkini u ankua për shkelje të të drejtave kushtetuese të Selimit. Ndërkaq, ai paralajmëroi ankesë për urdhrin e Gjykatës. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Hidhen gurë drejt objektit të Qeverisë nga protestuesit

​Hidhen gurë drejt objektit të Qeverisë nga protestuesit

Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

Prokuroria e Hagës reagon pas dënimit: Ne ndoqëm individët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokuroria e Hagës reagon pas dënimit: Ne ndoqëm individët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësinë e Kosovës

Daçiç pas vendimit në Hagë: Rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit, manovër politike

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Kuvendi të ndërmarrë hapa për përfundimin e mandatit të Speciales

Fetoshi bën thirrje për qetësi pas aktgjykimit në Hagë: Nuk duhet t’ia japim Serbisë atë që s’e fitoi gjatë luftës

Fetoshi bën thirrje për qetësi pas aktgjykimit në Hagë: Nuk duhet t’ia japim Serbisë atë që s’e fitoi gjatë luftës

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën