TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligji për Zyrtarët Publik, Tahiri: Sot po kapet politikisht administrata e shtetit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri: Xhelal Sveçla kurrë s’është marrë me Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se demokracia në vend është në rrezik pasi sipas tij, qeveria po e sulmon administratën e shtetit.

Kështu deklaroi Tahiri pasi sot Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zurtarët Publik. E ky ligj sipas Tahirit, u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së.

Madje ai tha se sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit.

Derisa renditi edhe disa prej pikave të cilat sipas tij, janë probleme fundamentale.

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit.

Pikat më poshtë janë vetëm disa nga problemet fundamentale:

  1. Mungesa e konsultimit me palët e afektuara, që janë zyrtarët publikë. Kjo e bënë projektligjin pa legjitimitetin e nevojshëm;
  2. ⁠Projektligji shkon kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paraparë që nëpunësit që janë emëruar në pozitat e nivelit të ulet dhe të mesëm drejtues, të privohen nga e drejta ligjore e fituar me ligjin që ka qenë në fuqi kur janë emëruar. Projektligji i ri, duke i dhënë vetes efekt retroaktiv, e cenon të drejtën ligjore të fituar të kësaj kategorie. Krejt kjo në kundërshtim flagrant me parimet e SIGMA-së dhe BE-së, si një detyrim që Kosova ka marrë me MSA-në, që RAP ta bëjë në koordinim me BE-në, të cilën gjë nuk po e bënë;
  3. ⁠Ky projektligj shkel të drejtat e njeriut, pasi që bazohet në supozimin e paargumentuar se nëpunësit civilë nuk vlejnë dhe se ata duhet të largohen masivisht nga puna, për të sjellë në ato pozita persona të dëgjueshëm për politikën në pushtet. Thjesht, është një hap në kapjen e administratës shtetërore, krahas edhe hapave që kjo qeveri ka ndërmarrë në kapjen e shtetit;
  4. Largim nga fushëveprimi i Ligjit për Zyrtarët Publik në mënyrë të qëllimshme dhe pa bazë (kjo vlen edhe për nëpunësit civilë me status të veçantë);
  5. Zgjatja e afatit deri në dy vjet për ushtrues detyre, tendencë e qartë për ligjësimin e këtij fenomeni të rrezikshëm;
  6. Heqja e pragut minimal, që së paku dy kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues është e gabuar dhe me pasoja në zbatimin në praktikë;
  7. Vendosja e marrëveshjes për pranim të nëpunësve civilë, të cilët janë tepricë sipas paragrafit 3 të nenit 67 është shumë e rrezikshme dhe me qellim mund të vijë në situatat që institucionet mos t`i pranojnë nëpunësit dhe të njëjtit të largohen nga shërbimi civil (shih paragrafin 5 të nenit 67);
  8. Pezullim i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë;
  9. Kthimi i mandatit për nëpunësit civilë aktualë në kategorinë e ulët dhe të mesme në kundërshtim me aktgjykimin, rastet: nr. KO216/22 dhe KO220/22 sipas të cilit mandate mund të vlejë vetëm për nëpunësit e ri të cilët krijojnë marrëdhënie pune pas hyrjes në fuqi të ligjit.
  10. Tragjike kjo kapje e shtetit dhe nevoja që refomën ta mbrojmë nga politizimi e partizimi në Gjykatë Kushtetuese, prap”, ka shkruar Tahiri në Facebook./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, 1.75 euro për litër

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet pa shenja jete një burrë në “Dragodan” të Prishtinës

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kosova synon medalje për vitin e 14-të rresht në Kampionatin Evropian të xhudos

Nis me fitore për xhudistet kosovare, Evropiani i xhudos në Tbilisi

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Policia në Ferizaj sekuestron tri armë dhe hap dy raste penale

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, 1.75 euro për litër

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet pa shenja jete një burrë në “Dragodan” të Prishtinës

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Kapën duke peshkuar ilegalisht në Nashec, shoqërohen në polici tre persona

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

​Ismet Jashari – Komandant Kumanova, figura kyçe e UÇK-së – sot mbush 59 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën