TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamiti për dinarin: Më 31 janar Kurti tha është çështje sovrane, tash po shkon në Bruksel

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hamiti për dinarin: Më 31 janar Kurti tha është çështje sovrane, tash po shkon në Bruksel

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka deklaruar se duke komentuar takimin e nesërm në Bruksel për çështjen e dinarit serb tha se në janar kryeministri Kurti thoshte se kjo çështje s’do të shkonte në dialog kurse tash sipas tij, do të diskutohet në tryezën e dialogut.

Me këtë rast, Hamiti tha se po ndodhin kthesa 180 shkallëshe në qëndrimet e kryeministrit Kurti, duke theksuar se procesi dialogut mes të dyja vendeve tashmë ka degraduar.

“Me 31 janar kryeministri Kurti thoshte se kjo është çështje sovrane se s’do të shkonte atje, tash po shkon. Do me thënë po ndodhin kthesa 180 shkallëshe qëndrimet e kryeministrit Kurti të kësaj Qeverie dhe kjo s’është hera e parë. Ka degraduar procesi i dialogut, sigurisht se Serbia s’ka qenë e interesuar për sukses të dialogut dhe jo vetëm për këto vite por edhe më herët ka dashur ta zvarrisë sepse i ka konvenuar. Kosovës nuk i ka konvenuar kurrë kjo zvarritje sepse status quo-ja i konvenonte Rusisë dhe Serbisë. Këtë e kemi thënë ne e kanë thënë miqtë tanë, kjo Qeveri e ka kuptuar vonë për fatin e keq të vendit, vonë po i kupton edhe mesazhet e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe sidomos mesazhet që janë normale në komunikime diplomatike”, tha Hamiti në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Derisa sa i përket raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, Hamiti tha se ShBA-të dhe BE-ja po detyrohen që të flasin me “gjuhë më të prerë”, për t’ia bërë të qartë Qeverisë mesazhet diplomatike.

“Pasi nuk po i kuptojnë përfaqësuesit amerikanë dhe të BE-së po detyrohen të flasin me një gjuhë shumë më të prerë dhe të përsëritur për t’ia bërë të qartë kësaj Qeverie dhe natyrisht qytetarëve të Kosovës se ku qëndrojnë raportet e Kosovës me aleatët, më saktë të Qeverisë së Kosovës me qeveritë e vendeve aleate”, shtoi ai.

Ndryshe, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës do të jetë një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet në takimin e së martës (27 shkurt) midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Derisa kryeministri Albin Kurti, në fund të janarit, një ditë para hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së, kishte deklaruar se ndalimi i përdorimit të dinarit serb në vend është “çështje e panegociueshme” dhe nuk mund ta zhbëhet.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, të hyrë në fuqi më 1 shkurt../teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

Ardhja e diasporës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

​Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës

​Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës

BE mirëpret emërimin e Kryeprokurorit: Mandati i Gashit, lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria në detyrë mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike – këto janë vendimet e miratuara

​Rritet prodhimi i bruto i energjisë nga hidrocentralet, bie ai i thëngjillit

​Rritet prodhimi i bruto i energjisë nga hidrocentralet, bie ai i thëngjillit

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Mërgimtares i vidhet një shumë e konsiderueshme parash nga valixhja në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën