Edhe në natën e 12-të, të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë.
Protesta e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, që nga 16 shtatori ka mbushur sheshet në Prishtinë, ku mijëra qytetarë po marrin pjesë për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.




