TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca lirohet nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Përfundon gjykimi i Konjufcës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Sipas gjykatëses, Edita Çanta, vendimi për lirimin e tij u mor pasi nuk është provuar që Konjufca ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Gjykata të pandehurin e largon nga akuza për shkak se në pajtim me rrjedhën e procedurës penale nga provat personale dhe materiale të vlerësuara nga gjykata nuk është provuar se i pandehuri i ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, ka thënë ajo.

Çanta po ashtu ka deklaruar se asnjëri nga dëshmitarët nuk e ka inkriminuar Konjufcën.

Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi, thuhet se është refuzuar akuza.

Shpallja e aktgjykimit u bë në mungesë të Konjufcës.

Kujtojmë se Konjufca akuzohet për këtë veprim të kryer gjatë kohës sa ishte në opozitë, në periudhën ku po protestonin kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Partia e parë duhej ta hapte rrugën sonte për seancë

Spahiu: Vetëvendosje po i vë sopatën vetes në këmbët e saj, Kurti po e sfidon Kushtetutën e Kosovës

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Tahiri: Dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura

Mbyllen dyert e sallës së Kuvendit, Ramadani e vlerëson si skandal: Po flasim për zënie peng të Kuvendit

Zemaj i ka bërë ftesë deputetëve të Vetëvendosjes që të vijnë në Kuvend për të konstituuar legjislaturën e re

Murati: Çka kanë sot?, edhe në 2025-ën Kuvendi s’u konstituua as pas 30 ditësh, nuk u quajt shkelje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist