TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria dhe Britania me task-forcë kundër krimit të organizuar

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëria dhe Britania me task-forcë kundër krimit të organizuar

Pas task-forcës kundër emigracionit të paligjshëm, Shqipëria dhe Britania e Madhe do të ngrenë një task-forcë kundër krimit të organizuar. Gjithashtu dy shtetet do të kryejnë hetime të përbashkëta e do të shkëmbejnë informacion për të goditur grupet kriminale e sekuestruar pasuritë e tyre.

Kjo do të mundësohet falë memorandumit që u firmos mes Prokurorisë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA) e Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Graeme Biggar, firmosi më 22 shkurt memorandumin me kreun e SPAK, Altin Dumani.

SPAK-u e cilësoi një moment historik pasi kjo është marrëveshja e parë që agjencia britanike firmos me një strukturë hetimore në Shqipëri.

“Qëllimi kryesor është të institucionalizojë partneritetin mes SPAK-ut dhe NCA-së, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publikë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Memorandumi parashikon angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin, që ka për synim të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikimin e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave.

Gjithashtu SPAK-u theksoi se forcimi i këtyre marrëdhënieve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian. Puna do të nisë menjëherë dhe do të përfshijë edhe aspekte që lidhen me strategjitë më të përparuara të hetimit financiar.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britaninë e Madhe u takua më pas edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Në takim u diskutua mbi ngritjen e task-forcës dhe të skuadrave të përbashkëta hetimore si dhe për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve për të goditur grupet kriminale, si dhe të vendimeve penale për të sekuestruar pasuritë që vijnë nga krimi, shkruan REL.

Dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Në njoftimin për mediat u theksua se ambasadori përcolli “dakordësinë e kryeministrit britanik që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë fazën tjetër të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e shtetit të së drejtës dhe antikorrupsionin, përfshirë me policinë e shtetit dhe gjyqësorin”.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe (NCA) në shtator të vitit të kaluar kishte deklaruar se grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor kanë marrë nën kontroll më shumë tregje të kokainës dhe kanabisit në vend.

Mediat britanike kanë raportuar shpesh për raste kur shtetas shqiptarë janë përfshirë në aktivitete kriminale, të ardhurat e të cilave i kanë investuar në Shqipëri në forma të ndryshme.

Në dhjetor të vitit 2022, Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Për këtë qëllim u ngrit dhe një task-forcë e përbashkët, dhe nisi kthimi i emigrantëve të paligjshëm.

Tags: Britaniakrimi i organizuarShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Presidentja Shiroka-Pula mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Presidentja Shiroka-Pula mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

“Kurrë s’kisha besu që dalin më të aftë se francezët”-Ahmet Kukajn nuk e operoi Franca, e operoi QKUK

“Kurrë s’kisha besu që dalin më të aftë se francezët”-Ahmet Kukajn nuk e operoi Franca, e operoi QKUK

Pas pesë vitesh zvarritje, përurohet shkolla Gjin Gazulli, Luksemburgu investitor: E morëm një mësim

Pas pesë vitesh zvarritje, përurohet shkolla Gjin Gazulli, Luksemburgu investitor: E morëm një mësim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën