TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Brezovica 1”, Fatmir Grainca e pranon fajësinë, dënohet me 15 mijë euro

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rasti “Brezovica”, nën pranga përfunduan një ish-kryetar komune, zyrtarë të ministrive dhe pronarë të kompanive

Pamje nga aksioni Brezovica

I akuzuari në rastin “Brezovica 1”, Fatmir Grainca, është dënuar me 15 mijë euro gjobë për veprën penale “ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Granica akuzohet se në kundërshtim me ligjin kishte filluar ndërtimin e objektit afër lumit në zonë turistike të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë.

Gjykatësi i kësaj çështje Ilir Bytyqi ka njoftuar se i akuzuari Fatmir Grainca me avokatin mbrojtës, Arsim Bilalli, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, i akuzuari Fatmir Grainca është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve dhe 10 mijë euro gjobë, i cili dënim me burg me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro.

Gjithashtu sipas këtij aktgjykimit, i akuzuari Grainca është obliguar të bëjë kompensimin e dëmit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në shumë prej 10 mijë euro.

Paraprakisht, seanca në këtë rast ka vazhduar me dëgjimin e ekspertit në cilësi të dëshmitarit, Qazim Sinani, i cili është propozuar që të dëshmojë në lidhje me objektet-ndërtimet apo vikend shtëpizat e të pandehurve të cilët tashmë veçse kanë pranuar fajësinë sipas marrëveshjes me prokurorinë e të cilat kjo gjykatë i ka aprovuar.

Sinani tha se ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve për përpilimin e raportit nga ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Po, ne kemi bë matjen e pikave të këtyre objekteve, të cilat pika i kemi fut në sistemin kadastral dhe këto pika i kemi krahasuar me kufirin e parcelës afër lumit”, tha Sinani.

Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjohej edhe eksperti Ardian Kryeziu, i cili ka munguar në këtë seancë ndërsa në bazë të fletëkthesës rezulton se është adresë e panjohur.

Në lidhje me ekspertin Kryeziu, prokurori Maloku deklaroi se tërhiqet nga propozimi për dëgjimin e tij në cilësi të dëshmitarit, pasi që dëshmia e tij u referohet të akuzuarve të cilët e kanë pranuar fajësinë, andaj dëshmia e tij tashmë nuk është relevante për çështjen.

Ndryshe, më 06 shkurt 2024, i akuzuari Rijad Hasani është dënuar me 15 mijë euro gjobë për veprën penale “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Më 1 shkurt 2024, tre të akuzuar Blerim Imeri, Naser Kelmendi dhe Arian Idrizaj janë dënuar 65 mijë euro (së bashku) për veprën penale “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Më 5 shkurt, i akuzuari në rastin “Brezovica 1”, Gentjan Sula është deklaruar i pafajshëm për veprën penale “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Në seancën e mbajtur më 9 gusht 2023, prokurori Rasim Maloku është tërhequr nga akuza ndaj të akuzuarve Dimitrije Reciceviq dhe Sanije Geci.

Të akuzuar në këtë aktakuzë të rastit “Brezovica1” janë Dimitrije Reciceviq, Dragomir Millosavljeviq, Hysni Bajrami, Sanije Geci, Naser Kelmendi, Fatmir Grainca, Blerim Imeri, Riad Hasani, Labinot Vitija, Gentjan Sula dhe Arian Idrizaj.

Fatmir Grainca akuzohet nga Prokuroria se gjatë vitit 2018, në zonë turistike të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës, ka degraduar mjedisin duke rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore, në atë mënyrë që si pronar i parcelës kadastrale numër 5602/1ZK Shtërpcë, përmes ndërmarrjes ndërtimore “Dushi” ka filluar ndërtimin e objektit banesor B+P+NK, në zonën e tretë të parkut, në afërsi të lumit, kurse skaji tjetër në afërsi prej 1 metër, i cili objekt është në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Ujërat e Kosovës.

Tags: “Brezovica 1”Fatmir GraincaQazim Sinani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

​Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Të shtëna me armë në darkën ku ndodhej Donald Trump

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

​Nis peticioni për përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

​Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

​Mijaçiq: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë

Bajqinovci: LVV-ja është fituese e zgjedhjeve lokale, opozita ka humbur terren

Bajqinovci për PDK-në dhe LDK-në: A i keni emrat, apo vetëm arsyetime?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën