TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bëhen të pavlefshme dokumentet me emrin “Maqedoni”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Maqedonia e Veriut renditet e 85-ta në Indeksin botëror të korrupsionit

Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me emrin e vjetër, “Republika e Maqedonisë”, nga 13 shkurti kanë dalë jashtë përdorimit për dalje dhe hyrje në këtë shtet.

Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit me ato me emrin “Maqedonia e Veriut”, është obligim për banorët e këtij vendi, bazuar në atë që njihet si Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që ishte arritur më 17 qershor 2018.

Marrëveshja kishte hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2019 dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t’i zbatuar obligimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumenteve personale.

Nëpërmjet një letre qarkore dërguar të gjitha ministrive greke, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, “rikujtoi se mesnatën e 12 shkurtit 2024, skadon periudha kalimtare pesëvjeçare lidhur me dokumentet për përdorim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut”.

Kreu i diplomacisë greke, gjithashtu ka bërë me dije se për të hyrë në territorin grek automjetet nga Maqedonia e Veriut duhet të kenë shënimin NMK ose NM.

Pavarësisht skadimit të afatit të dokumenteve të vjetra, shërbimet doganore dhe policore të Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se shtetas maqedonas në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi edhe më 13 shkurt e kanë kaluar kufirin me dokumentet e vjetra me emrin Republika e Maqedonisë.

Edhe pas skadimit të afatit, më 12 shkurt, shumë shtetas nuk janë pajisur me dokumente personale me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të Ministrisë maqedonase të Punëve të Brendshme, rreth 650 mijë qytetarë nga 1.8 milion sa numëron Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit.

Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, e kanë pritur momentin e fundit për zëvendësimin e dokumenteve edhe pse kishin kohë të mjaftueshme për të aplikuar.

Për shkak të mungesës së formularëve, qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin pasaporta dhe letërnjoftime në dy gjuhë – shqip dhe maqedonisht.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një konferencë për media të premten tha se qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me një fletë udhëtimi, e cila lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar më 12 shkurt, me procedurë të shpejtë, ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin Republika e Maqedonisë deri në fund të vitit 2024.

Përdorimi i tyre vlen vetëm brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndryshimet u miratuan pasi ligji aktual nuk e parashikonte një gjë të tillë.

Ndryshimi i tyre pasoi reagimet e shumta në opinion pasi në rast të kundërt, nga 13 shkurti të gjithë shtetasit me patentë shoferë të vjetër mund të përballeshin me gjoba të larta.

Për gjendjen e krijuar, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që është nga radhët e VMRO DPMNE-së, e cila është pjesë e Qeverisë teknike, ka akuzuar ish-ministrin Oliver Spasovski, duke ftuar organet e ndjekjes të veprojnë për shkeljet ligjore dhe për mosveprim në kohë.

Akuzat e tilla janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski duke akuzuar opozitën për përhapje të panikut.

“Përhapja e panikut dhe dhënia e çfarëdo deklarate populiste që nuk është në drejtim të zgjidhjes së problemit me dokumente personale, nuk sjell asgjë të mirë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arreston 100 palestinezë në Bregun Perëndimor

Rama prezanton buxhetin 2026: Rritje pagash në administratë, arsim, shëndetësi dhe polici

Rama prezanton buxhetin 2026: Rritje pagash në administratë, arsim, shëndetësi dhe polici

Princi i Kurorës Saudite premton investim 1 trilion dollarë në SHBA

Princi i Kurorës Saudite premton investim 1 trilion dollarë në SHBA

Sulmi izraelit në Liban vret një person dhe lëndon 11 të tjerë, përfshirë studentë

Sulmi izraelit në Liban vret një person dhe lëndon 11 të tjerë, përfshirë studentë

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arreston 100 palestinezë në Bregun Perëndimor

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Krasniqi pas dështimit të seancës: Presidentja duhet menjëherë të shpallë datën e zgjedhjeve

Krasniqi pas dështimit të seancës: Presidentja duhet menjëherë të shpallë datën e zgjedhjeve

Zemaj: Ftoj presidenten t’i respektojë afatet kushtetuese

Zemaj: Ftoj presidenten t’i respektojë afatet kushtetuese

Pas pretendimeve të pavërteta për Kosovën, deputeti gjerman braktis takimin me homologët serbë

Pas pretendimeve të pavërteta për Kosovën, deputeti gjerman braktis takimin me homologët serbë

Haradinaj i drejtohet Konjufcës: Asnjë fjalë për luftën kundër korrupsionit – e ke harruar apo ta kanë ndaluar?

Haradinaj i drejtohet Konjufcës: Asnjë fjalë për luftën kundër korrupsionit – e ke harruar apo ta kanë ndaluar?

S’ka Qeveri Konjufca – Kosova drejt zgjedhjeve të reja

S’ka Qeveri Konjufca – Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën