Cak i veprimeve kriminale, si vjedhja, mund të jetë kushdo.
Të enjten, shënjestër ishte një akter i sistemit të drejtësisë.
Vjedhje pati në banesën e një prokurori të shtetit.
“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Brenda kësaj jave, po ashtu, iu dogj vetura një avokates.
E këto veprime po shihen si shqetësuese nga njohës të drejtësisë.
Tendenca e frikësimit të akterëve të drejtësisë, u reflektua edhe në raportin e progresit të vitit të kaluar.
Aty u përfshien kërkesa të tre prokurorëve dhe një gjyqtari për mbrojtje të afërt, bazuar në kërcënimet që ata pretendonin se iu ishin bërë.