TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani pas takimit me Pendarovskin: Kosova e meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani pas takimit me Pendarovskin: Kosova e meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në vizitë pune presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takim me homologun e saj, Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Osmanit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, presidentja ka falënderuar Pendarovskin për përkushtimin e tij personal për raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Madje sipas saj, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE.

Më tej, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

“Me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar angazhim serioz në procesin e reformave rrënjësore, ndaj  meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”, ka theksuar Presidentja.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se përfshirja e Kosovës në PfP, e më pas në NATO ka një rëndësi strategjike dhe gjithashtu është garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.

Në përfundim, Osmani dhe Pendarovski pohuan se ekziston potenciali për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar, kulturor, të shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, turizmit, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën