Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore në Kosovë ka mbajtur mbledhjen sot ku ka emëruar dy zëvendësguvernatorë, duke kompletuar kështu Bordin Ekzekutiv.
Sipas njoftimit të BQK-së në Facebook, zëvendësgurvenatorët e emëruar janë Nesrin Shileku-Shala dhe Milot Cakaj, që do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.
Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale./teve1.info/