TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

by teve1
8 minuta ago
0
A A
Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

Mbi 10 ton kokainë janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare.

Sipas mediave spanjolle, droga ishte magazinuar në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës.

Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga.

Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut.

Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë procesit të shkarkimit.

Përplasja shkaktoi dëmtimin e një pjese të ngarkesës dhe shpërndarjen e disa pakove me kokainë në dyshemenë e kapanonit.

Punëtorët që ndodheshin në ambient u larguan me shpejtësi, duke braktisur edhe mjetin e punës.

Në vendngjarje mbërriti një patrullë e Policisë Bashkiake, e cila ishte njoftuar për një aksident të mundshëm në punë, por nuk gjeti askënd në ambientet industriale.

Pas kontrolleve, autoritetet zbuluan edhe kapanonin e dytë, duke e çuar sasinë e përgjithshme të kokainës në mbi 10 tonë.

Sipas raportimeve, në kapanonin e parë janë numëruar më shumë se 5 tonë kokainë, ndërsa zbulimi i ambientit të dytë e rriti ndjeshëm sasinë e sekuestruar.

Vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm përllogaritet të jetë mbi 100 milionë euro.

Hetuesit e Njësisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës po analizojnë adresat e shënuara në kuti, për të përcaktuar destinacionet e ngarkesave dhe strukturën logjistike të organizatës./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi nisin hetime ndaj kreut të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë për dyshime për presion ndaj votuesve

Në Serbi nisin hetime ndaj kreut të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë për dyshime për presion ndaj votuesve

Shqiptari fiton mandat në SHBA, Joe Hoxha rrëfen rrugëtimin drejt politikës amerikane

Shqiptari fiton mandat në SHBA, Joe Hoxha rrëfen rrugëtimin drejt politikës amerikane

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama përsërit thirrjen për dialog

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama përsërit thirrjen për dialog

KPK përgatitet për testin e rekrutimit të prokurorëve të rinj

KPK përgatitet për testin e rekrutimit të prokurorëve të rinj

Nis gjykimi ndaj Dukagjin Lekajt për rastin “Bon Vivant”, mohon fajësinë për tentimvrasje ndaj Andi Pajazitit

Nis gjykimi ndaj Dukagjin Lekajt për rastin “Bon Vivant”, mohon fajësinë për tentimvrasje ndaj Andi Pajazitit

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

Futsall, Kosova gati për sfidën e vështirë me Italinë

Futsall, Kosova gati për sfidën e vështirë me Italinë

Nis takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren suedeze në Kosovë

Nis takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren suedeze në Kosovë

Vidhen 300 litra naftë dhe pajisje në një punishte në Zveçan

Grabitje e armatosur në Gjakovë, dy persona hyjnë në një argjendari dhe vjedhin një sasi të madhe ari

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së

Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën