Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova po bëhet miq”.
Sipas tij, Qeveria në krye me Kurtin e në krah me presidenten dhe Kuvendin po punojnë që t’i kthehet dinjiteti vendit.
“E di që për një kohë të gjatë shumë kanë humbur besimin se mund të punohet diçka mbarë në këtë vend, por Kosova po bëhet miq. Qeveria në krye me Albin Kurtin, ku në krah ka Presidenten dhe Kuvendin, po punojnë që t’i kthehet dinjiteti vendit. Po arrestohen policë, doganierë e zyrtarë tjerë të korruptuar, dhe po lëshohen vende për gjenerata të reja që po presin në radhë me i shërby atdheut. Kemi ndal homologimin, po ndalojmë terminalet private, dhe po ua ndalojmë shpronësimet milionëshe të kundërligjshme”, ka shkruar ai.
Ai thotë se “ky tren vetëm çka vie duke marrë shpejtësinë dhe më nuk ka të ndalur deri sa t’i fshin përpara edhe peshqit e mëdhenjë”.
Sipas tij, nuk ka individ sa do i fuqishëm që e ndal këtë tren.
“Tani po punojmë në themelimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, po themelojmë Gjykatën Komerciale, po reformojmë KPK-në dhe ndërrmarrjet publike. Miq, ky tren vetëm çka vie duke marrë shpejtësinë dhe më nuk ka të ndalur deri sa t’i fshin përpara edhe peshqit e mëdhenjë. Nuk ka individ, sa do i fuqishëm, që e ndal këtë tren. Nuk ka person miq që e lufton shtetin e së drejtës. Mos harroni, kemi vetëm NJË VIT, dhe tash mendone Albinin në krye për 10 vite me t’njejtën tempo? Do na e kenë zili rajoni, dhe jo vetëm”, ka thënë më tej Basha. /teve1.info/