TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lulzim Hetemi thotë se qytetarët po paguhen nga Serbia për nënshkrim te peticionit

Në orët hershme të mëngjesit, qytetarët e komunitetit serbë iu përgjigjën thirrjes për nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarëve, në mëngjes kishte fluks më të madh të qytetarëve, teksa pasdite u pa një numër i vogël i të interesuarve.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lulzim Hetemi thotë se qytetarët po paguhen nga Serbia për nënshkrim te peticionit

Qysh në orët e para të mëngjesit iu përgjigjën thirrjes.

Qytetarët e komunitetit serb në komunën e Mitrovicës së veriut, me në krye përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, dolën për të nënshkruar peticionin për largimin e kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në sallën e sportit pati goxha interesim nga qytetarët për të nënshkruar në orët e para të së mërkurës.

Por pasdite ra ky numër ndërsa qytetarët nuk pranuan të flasin për këtë proces.

E ai që foli për peticionin ishte kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin.

“ Në mënyrë të organizuar para opinionit para ndërkombëtarëve se është në mënyrë të organizuar mënyrë kërcënimeve, mënyrë jo demokratike, ne po e shohim, jo veç që po nënshkruajnë, nënshkrimet jepen, por në çfarë mënyre, jo me mendimin e vet, vullnetin e vet, por me kërcënime sepse unë po bisedoj me qytetarë serbë…”, tha ai.

Ndryshe nga Mitrovica e Veriut, serbët vendosën këtë tendë të bardhë në Leposaviq, ku po monitorohej nga EULEX.

Krejt këtë ngjarje po e shihte nga zyra e tij Lulzim Hetemi, për të cilin po nënshkruhej të largohej nga pozita e kryetarit.

“Po, edhe ne kemi informata më herët është evidente shihet me sy njerëzit ose punëtorët që punojnë në shëndetësi dhe arsim, janë paguar nga republika e Serbisë, janë të detyruar, kemi informata se këtu në shkollë ka pas incident mes tyre që dikush nuk ka pranuar të vjen, por kemi edhe informata se në shatorin e mbuluar janë shpërnda para”, tha Hetemi.
Qeverisjen e Hetemit, po e quan ilegale një qytetar i komunitetit serb.

“Populli ka vendosur sot të nënshkruaj peticionin, që të ndërrohet qeverisja jolegale që është në komunë. Populli do të vendos kë do të votojë kut të vjen koha e zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas Udhëzimit Administrativ të përpiluar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, pas mbledhjes së nënshkrimeve të 20% të trupës elektorale, nënshkrimet dorëzohen në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për verifikim, më pas, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Afati i nënshkrimit të peticionit është deri më 22 janar 2024.

Kronika e realizuar nga gazetari Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Caktohet seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte, Gjykata u bën thirrje të dorëzohen

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Emisioni “Ditari” 21.09.2026

Emisioni “Ditari” 21.09.2026

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Caktohet seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte, Gjykata u bën thirrje të dorëzohen

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën