TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqiptarët të diskriminuar në Serbinë e Vuçiqit, Bashkimi Evropian hesht

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shqiptarët të diskriminuar në Serbinë e Vuçiqit, Bashkimi Evropian hesht

Shqiptarët mund të mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e Serbisë. Nga Qeveria e Kosovës thonë se ky rezultat jo i kënaqshëm erdhi si pasoj e pasivizimit të adresave të rreth 6.000 shqiptarëve nga ana e autoriteteve të Serbisë. Në anën tjetër politikani serb, Çedomir Jovanoviq për Tëvë1 e ka quajtur si trishtuese mungesën e prezencës së shqiptarëve në parlamentin e Serbisë.

Në legjislaturën e fundit në Serbi, një zë i vetëm i përfaqësonte shqiptarët.

Ai ishte Shaip Kamberi.

E kësaj radhe gjasat janë të mëdha që shqiptarët të mbesin pa asnjë ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Mungesa e minoriteteve në Parlament, nuk po e shqetëson presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ditë më parë fitoren e tij e quajti të pastër dhe të bukur.

Por, politikani Çedomir Jovanoviq, për Tëvë1 thotë se mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në parlamentin serb është një gjë e trishtueshme për Serbinë.

“Unë mendoj se është shumë e trishtueshme mungesa e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë, me të vërtetë është për keqardhje”, tha Jovanoviq.

Shqetësuese nga analisti Imer Mushkolaj po shihet edhe heshtja e Bashkimit Evropian lidhur me fshirjen e adresave të shumë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilëve iu pamundësua e drejta e votës.

Se shqiptarët janë populli më i diskriminuar në Serbi e thotë edhe analisti politik Ognjen Gogiq.

“Siç duket nuk do te ketë asnjë përfaqësues shqiptar në Parlament. Vlerësoj e është shumë e rëndësishme për demokracinë që te ketë zëra të ndryshëm opozitar siç ishte Shaip Kamberi. Ndjej keqardhje për situatën e shqiptarëve ne Preshevë e Bujanoc, ata janë më të shkelurit në Serbi. Imazhi i Serbisë është i dëmtuar tash e sa kohë”,vlerësoi Gogiq.

E nga Qeveria e Kosovës deklarojnë se rreth 6000 shqiptarëve atje u janë pasivizuar adresat e banimit duke ua pamundësuar të drejtën e votës.

“Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc po ndodhë një spastrim etnik administrativ mbi baza kombëtare. Rreth 6000 shqiptarëve atje u janë pasivizuar adresat e banimit duke ua pamundësuar të drejtën e votës. Kjo është një padrejtësi e madhe. Padyshim që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët vjen edhe për shkak të kësaj forme administrative të spastrimit etnik”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Televizioni ka pyetur Bashkimin Evropian lidhur me diskriminim që po u bëhet shqiptarëve në Serbi, por nga blloku evropian kanë refuzuar të kthejnë përgjigje.

Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

Tags: Kuvendi i SerbiseShqiptaret ne Lugine te PreshevesZgjedhjet ne Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

“Trepça” largon pesë punëtorë brenda një dite për mungesë në punë

“Trepça” largon pesë punëtorë brenda një dite për mungesë në punë

Kurti e Konjufca me rekord votash, vulosen top pesëshet

Kurti e Konjufca me rekord votash, vulosen top pesëshet

Dëmet nga vërshimet – Zvarritje të gjata për të kompensuar familjet e dëmtuara

“Kati i parë i prishur krejt” – Banorët në hall nga vërshimet në Mitrovicë

“Kati i parë i prishur krejt” – Banorët në hall nga vërshimet në Mitrovicë

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriu

ShSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriu

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Shfuqizimi i 13 ligjeve, PDK: Vendimi i Kushtetueses dëshmon shkelje serioze të procedurave nga shumica qeverisëse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën