TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Publicisti serb: Çdo institucion është nën kontrollin e Vuçiqit

Pavarësisht fitores së thellë të partisë Përparimtare Serbe në zgjedhjet e 17 dhjetorit, publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka të pamundur të ushtrojë kontroll mbi gjithë parlamentin serb.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Publicisti serb: Çdo institucion është nën kontrollin e Vuçiqit

Vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të përbashkët të OSBE-së dhe ODIHR-it, ku përfshihen përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës, kanë raportuar për një sërë parregullsish në procesin zgjedhor në Serbi.

Në ditën e votimit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vërejtur presion mbi votuesit serbë, fletëvotime të falsifikuara, si dhe keqpërdorime të burimeve administrative.

Publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se të gjitha institucionet e vendit i janë nënshtruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Andaj, ai e konsideron si të drejtë protestën e mijëra qytetarëve në Beograd, që po kërkojnë zgjedhje të reja në Serbi.

“Zgjedhjet në Serbi ishin krejtësisht të parregullta nëse i krahasojmë me standardet demokratike. Vëzhguesit ndërkombëtarë ishin shumë kritikë, ata thanë se nuk kishin parë zgjedhje të tilla ndonjëherë në një shtet demokratik që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. E për shkak të këtyre parregullsive nuk mund të themi se zgjedhjet ishin të drejta. Gjatë gjithë kohës mediet në Serbi ishin në krahun e Vuçiqit dhe partisë së tij. Jo vetëm mediet, por edhe institucionet, policia, prokurorët, po e mbështesin partinë në pushtet. Përveç kësaj, shumë qytetarë jashtë Serbisë votuan në mënyrë të paligjshme duke e mbështetur partinë e Aleksandar Vuçiq. Këto zhvillime natyrisht që kanë nxitur protesta në mesin e qytetarëve dhe partive opozitare”, tha Janjiq.

Dushan Janjiq, thotë se pas këtyre zgjedhjeve, qeverinë e re të Serbisë e presin përgjegjësi të mëdha, duke nënvizuar këtu çështjen e dialogut me Kosovën si dhe procesin integrues të Serbisë për në BE.

Tutje, ai shton se Vuçiq e ka të pamundur të ushtrojë kontroll mbi gjithë parlamentin serb.

“Po flitet pak për këtë gjë, por unë konsideroj se pas këtyre zgjedhjeve Aleksandar Vuçiq është më i dobët. Ai nuk do të arrijë ta kontrollojë gjithë parlamentin si në të kaluarën. Megjithatë ai do të vazhdojë të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në Serbi, dhe do të ketë përgjegjësi të plotë për çështjen e dialogut me Kosovën si dhe për procesin integrues të Serbisë për në Bashkimin Evropian, gjithçka është në dorën e tij. Shumë qytetarë patën shpresë se do të kishte ndryshime të rëndësishme politike në Serbi, por ja që nuk ndodhi ashtu. Aleksandar Vuçiq do të jetë në krye të Serbisë edhe për disa vite të tjera”, deklaroi publicisti.

Për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, përmes një video-mesazhi ka reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se vëzhguesit ndërkombëtar zbuluan disa mangësi, dhe se është e rëndësishme që Serbia të punojë me ta dhe t’i zgjidhë këto çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri thotë se ka një koncept ndryshe të udhëheqjes së LDK-së nga Abdixhiku

Haziri thotë se ka një koncept ndryshe të udhëheqjes së LDK-së nga Abdixhiku

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Ylli forcohet me amerikanin Hall

Ylli forcohet me amerikanin Hall

Napoli në finale të Superkupës së Italisë

Napoli në finale të Superkupës së Italisë

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Haziri: Kosovën e presin vendime të vështira, një parti nuk mundet t’u jep zgjidhje

Drita po humb pas pjesës së parë nga Vallecano

Drita po humb pas pjesës së parë nga Vallecano

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën