TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miller: Serbia t’i kthehet dialogut të lehtësuar nga BE-ja

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Miller: Serbia t’i kthehet dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka folur në një konferencë për media edhe mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga OSBE-ja.

Ai ka thënë se SHBA ka shqyrtuar konkluzionet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-së mbi zgjedhjet e së dielës.

Miller tha se pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat ata kanë parë raporte, është e papranueshme.

“Kemi vërejtur se ata vërtet thanë se zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve një zgjedhje të alternativave politike, por ata gjetën gjithashtu se zgjedhjet u dëmtuan nga mangësi të shumta procedurale, presione ndaj punonjësve publikë dhe keqpërdorim të burimeve publike, dhe se këta faktorët, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijojnë kushte të padrejta. Kështu që ne do t’i bëjmë thirrje Serbisë që të punojë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime”, ka thënë ai.

I pyetur se si do të ndikojnë parregullsitë zgjedhore të 17 dhjetorit në marrëdhëniet e SHBA-së me Beogradin zyrtar, Miller tha se nuk dëshiron të jep një koment specifik lidhur mbi këtë çështje, porse Serbia duhet të de-përshkallëzojë tensionet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Nuk dua të kem një koment specifik për këtë. Në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre”, tha ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kjo është lista e top pesë kandidatëve më të votuar nga AAK-ja

Kjo është lista e top pesë kandidatëve më të votuar nga AAK-ja

KQZ nis publikimin e votave për kandidatët për deputetë, këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së deri tani

KQZ nis publikimin e votave për kandidatët për deputetë, këta janë kandidatët më të votuar të LDK-së deri tani

Fondi i Kursimeve Pensionale: Rënie më e ulët se tregjet globale dhe tarifa më të ulëta historike

Fondi i Kursimeve Pensionale: Rënie më e ulët se tregjet globale dhe tarifa më të ulëta historike

Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i morën Kurti e Konjufca

Anthony Joshua lëndohet në një aksident tragjik në Nigeri, ku dy persona humbën jetën

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

LIVE rezultatet për kandidatët për deputetë

Elezi: Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, mbi 84% pjesëmarrje në votimin jashtë Kosovës

Elezi: Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, mbi 84% pjesëmarrje në votimin jashtë Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën