TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti gjerman: T’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës

Në një interviste ekskluzive për tëvë1, deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, thotë mes tjerash se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Tutje, ai ka kërkuar që sa më shpejtë të dalin rezultatet e investigimeve për ngjarjen në Banjska.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Deputeti gjerman: T’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës

Po e sheh Serbinë si faktor destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, thotë Serbia nuk po e respekton marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Abraham, konsideron se dialogu edhe mund të dështojë tërësisht nëse vazhdohet me qasjen e njëjtë.

Sipas tij ka ardhur koha që të ketë ndëshkime serioze për palën që nuk është e gatshme për dialog.

“Siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet mbi prioritetet, sidomos në këtë periudhë kohore. Shtimi i trupave te NATO-s në rajon është gjithmonë një opsion sepse sjell më shumë siguri. Problemi kryesor qëndron tek Serbia, e cila nuk po tregon gatishmëri t’i zbatojë marrëveshjeve të cilat i ka marrë përsipër. Sa kohë që Serbia vepron në këtë mënyrë nuk mund të ketë siguri. Nëse nuk respektohet marrëveshje atëherë nënkupton që dialogu me të vërtetë ka dështuar. Besoj se ka ardhur koha që nëse njëra palë nuk i respekton marrëveshjet atëherë duhet të ketë ndëshkimeserioze”, thotë ai.

Deputeti konservator, po kërkon që sa më shpejtë të publikohen rezultatet e investigimeve ndërkombëtare për ngjarjen në Banjska.

“Skenarë të rrezikshëm si ajo në Banjska mund të përsëriten derisa politikanët në Serbi nuk e pranojnë ekzistencën e Kosovës. Nëse vazhdon kjo frymë në Serbi, radikalizmi nuk do të largohet sepse ata do ta justifikojnë dhunën. Duhet që sa ma parë të dalin rezultatet e investigimeve për rastin në Banjska. Duhet të kuptojmë në detaje se si ndodhi ajo ngjarje në veriun e Kosovës, situata me të vërtetë ishte shumë serioze”, deklaroi Abraham.

Tutje, politikani gjerman konsideron se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të pa arsyeshme, dhe kështu i ka bërë thirrje bllokut evropian që t’i heq ato.

Për më tepër ai ka kërkuar vëmendje më e madhe t’i kushtohet Beogradit, për shkak të deklaratave te krerëve serb që thonë se nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit.

“Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, sepse nuk janë të arsyeshme më. Vëmendja duhet të jetë tek ata të cilët haptazi thonë se nuk do ta respektojmë marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Kosovën. Blloku evropian duhet të jetë më i hapur më Kosovën, dhe t’i hapë rrugë një procesi më të shpejtë integrues”, u shpreh deputeti gjerman.

Më datën 28 qershor të këtij viti Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës si pasojë e tensioneve në veriun e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mitrovicë e Jugut: Peci kryeson te votat me kusht, Tahiri te votat me nevoja të veçanta

Mitrovicë e Jugut: Peci kryeson te votat me kusht, Tahiri te votat me nevoja të veçanta

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë-Kosovë

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë-Kosovë

Nis numërimi i votave të diasporës në QNR të Fushë-Kosovës

Nis numërimi i votave të diasporës në QNR të Fushë-Kosovës

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një pyll të Suharekës

Mitrovicë e Jugut: Peci kryeson te votat me kusht, Tahiri te votat me nevoja të veçanta

Mitrovicë e Jugut: Peci kryeson te votat me kusht, Tahiri te votat me nevoja të veçanta

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë-Kosovë

Përfundojnë votat me kusht dhe me nevoja të veçanta në Fushë-Kosovë

Jan Oblak: Ndeshja me Kosovën e vështirë, por ne besojmë – do të luajmë mençur

Jan Oblak: Ndeshja me Kosovën e vështirë, por ne besojmë – do të luajmë mençur

Klubi italian me rrëfim rrëqethës për mbrojtësin e Kosovës – Como: Vojvoda, shtyllë e mbrojtjes

Klubi italian me rrëfim rrëqethës për mbrojtësin e Kosovës – Como: Vojvoda, shtyllë e mbrojtjes

Sigal Prishtina prezanton amerikanin nga FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina prezanton amerikanin nga FIBA Europe Cup

Dita e madhe, Kosova luan ndaj Sllovenisë në kërkim të lavdisë

Dita e madhe, Kosova luan ndaj Sllovenisë në kërkim të lavdisë

Nis numërimi i votave të diasporës në QNR të Fushë-Kosovës

Nis numërimi i votave të diasporës në QNR të Fushë-Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën