TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtet e vështira të punës në stacionin e Policisë në Drenas

Zyrtarët policorë në stacionin e policisë në Drenas, po përballen me kushte të vështira pune. Njëri nga ta i ka treguar televizionit se kanë mungesë të ngrohjes e probleme tjera teknike e logjistike. Teksa nga Sindikata thanë se kjo ndikon në kryerjen e detyrave të zyrtarëve policorë.

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Kushtet e vështira të punës në stacionin e Policisë në Drenas

Zyrtarët policorë kanë shprehur për Tëvë 1 problemet që i kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Njëri nga këta zyrtarë, në kushte anonimiteti tregon se tash në kohën e sezonit dimëror kanë mungesë të furnizimit me ngrohje.

“Pikë së pari vjetërsia e objektit në të cilin ndodhet stacioni policor pasi që ky objekt është i ndërtuar më shumë se 50 vite më parë. Në këtë objekt nuk punon nxemja duhet shfrytëzuar mundësi alternative me nxemje të cilat rrezikojnë zyrtarët policorë. Ndriçimi i jashtëm i stacionit mungon për shkak të prishjes dhe vjetërsisë, banjot e vjetra, sistemi elektrik ka shumë dëmtime ku shpesh duhet ndërhyrë KEDS për përmirësime”, deklaroi ai.

Po ashtu, ai tregon edhe disa probleme logjistike por edhe teknike që i hasin në përditshmëri.

“Njësitë reaguese kanë vetëm një veturë në dispozicion ku shpesh ndihen edhe ata zyrtarë të rrezikuar pasi që nuk kanë mundësi që kolegët t’iu dalin në ndihmë për t’i asistuar (edhe kjo veturë e cila është në shfrytëzim ka të kaluar më shumë se 450 km e cila nga gjendja teknike është pothuajse e pa përdorur). Problem i madh është edhe mungesa dhe prishja e fotokopjeve ku ka më shumë se një muaj thuajse fare nuk punojnë fotokopjet dhe kjo çon në vonesën e procedimit të raporteve dhe rasteve në Polici”, shtoi zyrtari policor.

Këto kushte të vështira pune po i kundërshtojnë edhe nga Sindikata e Policisë, ku vlerësojnë se kjo ndikon edhe në kryerjen e detyrave.

Kryesindikalisti thotë se kushte edhe më të vështira ka në stacionet tjera policore në gjithë vendin, teksa tregon njëri nga rastet që siç thotë ai është më i rëndi.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje për këto probleme edhe nga menaxhmenti i Policisë, por që deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

Pikërisht për kushtet e punës, disa njësi të Policisë javën e kaluar mbajtën një protestë para objektit të Qeverisë ku kërkuan një mirëqenie më të mirë nga institucionet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

​Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4,300 euro

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën