TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Asociacioni do të bëhet në bazë të marrëveshjes së vitit 2013”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
A është shndërruar Asociacioni në kompromis?

Ish-kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet në bazë të marrëveshjes së vitit 2013.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë, ajo thotë që asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së parë të vitit 2013, dhe jo sipas marrëveshjes së vitit 2015. Unë mendoj që ashtu duhet të vazhdohet… Në qoftë se bëhet, bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013, marrëveshja është mjaft e përgjithshme sepse marrëveshja ka thënë se ma vonë duhet të përcaktohen parimet, ne në këtë marrëveshjen e vitit 2015 kemi punuar në parime jo në marrëveshje për themelim sepse, marrëveshja për themelim ka qenë e vitit 2013, ndërkaq ne kemi punuar në parime. Parimet kanë qenë si një dokument i ndërmjet, ndërmjet marrëveshjes dhe statusit i cili do të pasonte si dokument i asociacionit. Gjykata ka thënë se disa nga pikat e marrëveshjes nuk janë në harmoni me frymën e kushtetutës dhe ka gjykuar që duhet të bëhet në bazë të marrëveshjes së vitit 2013”, ka deklaruar Mustafa në Tëvë1.

Pika 2 e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, ndër të tjera thotë se Bashkësia/Asociacioni do të themelohen përmes statutit.

Njohësi i çështjeve juridike, Anton Nrecaj thotë se pikërisht në këtë pikë ka insistuar edhe vendimi i Kushtetueses.

“Kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij aktgjykimi natyrisht që themelimi i këtij asociacioni fillimisht duhet të iniciohet, hartohet statuti i asociacionit të komunave serbe dhe i njëjti të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese për interpretim ligjor në mënyrë që të vërtetohet që ai statut a bije ndesh akoma hartimi i atij statusi të evitohen ajo pjesa e shkeljes së kushtetutshmërisë së statutit”, ka theksuar Nrecaj.

Ndonëse vendimi i kushtetueses e ka qartësuar çështjen, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se me këtë qeveri nuk mund të themelohet asociacioni.

“Unë mendoj që me këtë qeveri nuk ka asnjë gjasë që të krijohet asociacioni, sepse edhe kryeministri Kurti edhe kabineti i tij qeveritar janë 100% kundër themelimit të asociacionit dhe as që dëshirojnë të diskutojnë për këtë pra çdo tentim duket i kot edhe asociacioni mund të krijohet vetëm nëse ndryshohet edhe qeverisja  në Kosovë”, ka deklaruar Muhaxhiri

Në marrëveshjen e vitit 2015 për bashkësinë e komunave serbe është punuar për parimet që rrjedhin nga marrëveshja e vitit 2013.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

Tags: AsociacioniAsociacioni i Komunave me Shumicë SerbeIsa Mustafa
ShareTweet

Postime të ngjashme

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Lushtaku shprehet kundër kthimit të Lladrovcit në PDK

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj Mehanit, Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistim

Maloku kritikon Kurtin për reagimin ndaj rastit Mehani: E politizoi

Maloku kritikon Kurtin për reagimin ndaj rastit Mehani: E politizoi

Franca publikon listën për Kupën e Botës, por mungojnë dy yjet

Franca publikon listën për Kupën e Botës, por mungojnë dy yjet

Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën