TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të enjten lansohet masa e re e punësimit për gratë dhe vajzat të cilat janë viktima të dhunës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Të enjten lansohet masa e re e punësimit për gratë dhe vajzat të cilat janë viktima të dhunës

Gra dhe vajza nga qytete të Kosovës kanë filluar fushatën ‘16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore’.

Me ç’rast, Këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë, Berita Abazi, njoftoi se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 7 dhjetor, do ta lansojë një masë të re të punësimit për gratë dhe vajzat të cilat janë viktima të dhunës.

Sa i përket subvencionimit të pagave, Abazi tha se Ministria e Financave do ta bëjë ndërlidhjen e tyre.

“Ne po mbështesim edhe strehimoret në Kosovë, këtë vit është buxheti më i madh që është ndarë ndonjëherë për strehimoret. Për ne, sfida më e madhe, është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave. Sa i përket kësaj, me datë 7 dhjetor, bashkë me kryeministrin dhe ministrin e financave, ministrja Haxhiu do ta lansojë një masë të re të punësimit e cila është për gratë dhe vajzat viktima të dhunës. Do të jetë një masë e ngjashme si masa “Qeveria për familjet”. Përmes kësaj mase, viktimat e dhunës të cilat do të aplikojnë për përfitim nga masa, do të lidhen me vendet e punës dhe Ministria e Financave do tu subvencionojë pagën, do ta bëjë pra ndërlidhjen e tyre”, deklaroi Abazi në emisionin “Ditari”.

Po ashtu, Abazi tregoi edhe mënyrën se si do të identifikohen viktimat, të cilat mund të përfitojnë nga kjo masë e re e punësimit.

“Sa i përket formës se si do të identifikohen viktimat, është përmes data bazës së Ministrisë së Drejtësisë, e që në të cilët raportojnë të gjitha institucionet relevante. Në atë data bazë, nuk ka ndonjë rast që nuk identifikohet nga Policia ose nga strehimorja, pra dikush nga institucionet me patjetër i identifikon rastet aty”, shtoi tutje Abazi në Tëvë1,

Ndërkaq, lidhur me politikat dhe adresimin e dhunës në familje, Abazi vlerësoi që sa i përket kësaj çështje, Kosova aktualisht është shembull në rajon.

“Sa i përket politikave dhe adresimit të dhunës në familje, Kosova është shembull në rajon. Nuk do të thotë që s’ka hapësirë ende për ndryshime”, theksoi Abazi.

Tutje, kjo e fundit tha se pa bashkëpunimin e qytetarëve, Qeverisë dhe institucioneve relevante, është e pamundur të adresohen të gjitha rastet e dhunës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli pret më shumë nga Torino

Emisioni “Mesditë” 06.04.2026

Emisioni “Mesditë” 06.04.2026

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën