TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” sjell portretin e intelektualit të përmasave botërore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
“Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” sjell portretin e intelektualit të përmasave botërore

Veprimtaria e kontributi i akademikut Gazmend Zajmi është përmbledhur në monografinë “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” me autor gazetarin veteran e dokumentaristin, NuhiBytyçi. Aty përfshihet jeta e kontributi arsimor, politik, shkencor, kulturor dhe jo vetëm.

Sipas njoftimit për këtë botim, monografia ështërealizuar pas punës më shumë se trevjeçare që përfshin 504 faqe të ndara në 23 kapituj sipas tematikave dhe ngjarjeve historike. Botimi përfshin analizë, hulumtim e punë shkencore. Aty përfshihet e argumentohet angazhimi i akademik Zajmit si ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin të Prishtinës e kontributi nëthemelimin e UP-së, sikurse edhe angazhimi si prorektor e rektor i institucionit bashkë me krijimin e mundësive të bashkëpunimit me universitetet e huaja.

“Një hapësirë të veçantë në këtë monografi zë edhe qëndrimi i Gazmend Zajmit si rektor i Universitetit të Prishtinës rreth kërkesave të studentëve dhe të popullit shqiptar të Kosovës në demonstratat e njohura të pranverës së vitit 1981 në Prishtinë. Si reagoi rektori Zajmi ndaj dhunës policore mbi studentët shqiptarë, pse nuk pranoi që të paraqitej në televizion për t’i dënuar demonstratat studentore, pse dha dorëheqje nga pozita e Rektorit dhe si u përjashtua nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe nga procesi edukativo-arsimor në Universitetin e Prishtinës”, janë pyetjet që marrin përgjigje në monografi.

Aty shkruhet se një pjesë e mirë e monografisë i kushtohet edhe angazhimit të profesor Zajmit “si ekspert i sistemit politik dhe kushtetues në hartimin e tekstit të Apelit të 115 intelektualëve shqiptarë kundër masave represive dhe terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë”.

“Në veçanti në monografi paraqitet roli i Gazmend Zajmit si autor i Deklaratës kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për mëvetësinë e Kosovës, hartuar më 14 qershor 1990, dhe të miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, pastaj përkushtimi i jashtëzakonshëm i Gazmend Zajmit si anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës me seli në Salzburg të Austrisë dhe pjesëmarrja e tij e vazhdueshme në konferencat dhe simpoziumet shkencore ndërkombëtare me qëllim të argumentimit shkencor të së drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tij në kuadër të shtetit të pavarur e sovran – Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin për monografinë, e cila sapo ka ndalur nga shtypi.

Mendimi politik i akademik Zajmit për të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës bëhet e ditur se zë vend në këtë botim. Shkruhet se këtë tëdrejtë e kishte argumentuar guximshëm në publik edhe sa vendi ishte nën regjim.

“Ai kishte dalë në mbrojtje të përcaktimit të Konferencës së Bujanit se Kosova pas luftës do të vendosë për fatin e vet politik, duke përfshirë edhe të drejtën e bashkimit me shtetin amë – Shqipërinë. Në këtë monografi prezantohet edhe qëndrimi i Zajmit se vendimi i Kuvendit në Prizren në vitin 1945, ishte vendim i dhunshëm dhe jolegjitim, që Serbia e ka marrë me ndihmën e ushtrisë”, shkruhet në shpjegimin për monografinë “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” të Nuhi Bytyçit derisa bëhet e ditur se në të flitet edhe për konstatimin e akademik Zajmit se me shkatërrimin e Jugosllavisë “anulohet çfarëdo pëlqimi formal dhe i dhunshëm për të hyrë Kosova brenda Serbisë dhe Jugosllavisë. Kjo dokumentohet me argumente juridike-shkencore”.

Monografia sjell edhe kritikën e veprës së Zajmit nga figura të shquara intelektuale të vendit e më gjerë.

“Monografia ‘Gazmend Zajmi – një për Kosovën’ u ofron lexuesve edhe fjalën ekskluzive të ish-kryetarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve FelixUnger për Gazmend Zajmin, por edhe se si e kanë vlerësuar veprën e Gazmend Zajmit intektualët FehmiAgani, Esat Stavileci, Arsim Bajrami, Gjyljeta Mushkolaj, Kadri Kryeziu, Ali Aliu, Feriz Krasniqi, Rexhep Ismajli, Ilaz Ramajli, Abdullah Karjagdiu, Yll Zajmi, Ekrem Murtezai, Ismet Salihu, Halil Turku, Osman Kraja, Rexhep Osmani, Riza Demaj, ZenunÇelaj, Salih Maqedonci, Qerim Gashi, IsmetBogujevci, Nezanin Kuçani – Çeku, Semahate Kuçani-Mashkulli, Ismail Syla, Zeqirja Ballata, Engjëll Berisha dhe intelektualë të tjerë”, shkruhet në njoftim.

Në monografinë kushtuar akademik Zajmit përfshihet edhe veprimtaria e tij kulturore si udhëheqës i shoqërisë së parë kulturo-artistike shqiptare “Agimi” të Prizrenit. Gjithashtu edhe krijimtaria si autor i teksteve dhe kompozitor i shumë këngëve, për çka u vlerësua edhe me çmime.

Bëhet e ditur se monografia është ilustruar me fotografi e dokumente me vlerë historike e shkencore. Redaktor i monografisë është akademik Arsim Bajrami, ndërsa recensentë janë akademikët Gjyljeta Mushkolaj dhe Agim Zogaj. Autori Bytyçi ka njoftuar se bashkë me librin dhurohet edhe disku i filmit dokumentar për akademik Zajmin – “Gazmend Zajmi – projektues i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca pas takimit me homologun belg: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën

Konjufca pas takimit me homologun belg: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

Konjufca pas takimit me homologun belg: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën

Konjufca pas takimit me homologun belg: Diskutuam thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën

Izraeli dhe Siria në bisedime të drejtpërdrejta, thotë Reuters

Izraeli miraton plan 334 milionë dollarësh për zgjerim të vendbanimeve të paligjshme në Siri

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu: Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Familjarja e tre viktimave në Malishevë jep detaje: Dy fëmijët kanë qenë të djegur dhe të vdekur në vend

Mbi 60 organizata ndërkombëtare kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael

Mbi 60 organizata ndërkombëtare kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare shkon përtej tolerancës

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

DISTRIA KRASNIQI KAMPIONE E RE E EVROPËS NË XHUDO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën