Edhe sonte në Prishtinë po protestohet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, teksa protestuesit dëgjohen duke thirrur “gra revoltohuni”.
Në kryeqytet po protestohet për të katërten ditë radhazi, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Donika Gërvallës e Xhelal Sveçlës.
Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga qytetarët kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe në fund drejt ndërtesës së Qeverisë.








