TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Vrasja e Liridona Ademajt, akt monstruoz

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Presidentja në pritje të Kushtetueses për Guvernatorin e ri të BQK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së Liridona Murseli Ademaj, të mërkurën në Prishtinë.

Osmani e cilësoi këtë akt si monstruoz dhe kërkoi që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

“Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar. Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive. Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Po ashtu, presidentja ka deklaruar se është nevojë urgjente të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla, të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

“Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme”, ka përfunduar Osmani./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën