TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Musliu tërhiqet nga seanca e Kuvendit, shkak mungesa e ministrave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Musliu tërhiqet nga seanca e Kuvendit, shkak mungesa e ministrave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvend, ku në rend të ditës ishin të parapara pyetjet parlamentare të deputetëve për kabinetin qeveritar.

Kjo ndodhi pasi të njëjtit nuk janë fare të pranishëm në seancë, me ç’rast, Musliu u bëri thirrje ta kryejnë obligimin e tyre ndaj Kuvendit e qytetarëve.

Madje, Musliu vlerësoi që mospjesëmarrja e asnjërit nga ministrat sot, e degradon njëherë e mirë Kuvendin.

“Unë ua jap dorën kabinetit qeveritar të “luajnë me neve si deputetë”, përderisa ne ua krijojmë luksin që ata të vijnë të bëjnë fushata elektorale, ta gënjejnë popullin, e të bëjnë demagogji në këtë kuvend, atyre hallall iu qoftë që luajnë me ne, e nuk vijnë nga pak edhe të na rrahin këtu në foltore. Andaj unë tërhiqem nga kjo seancë, sepse është e pakuptimtë dhe e padrejtë. Ose koordinohuni me kabinetin qeveritar që ata të vijnë ta kryejnë obligimin ndaj Kuvendit dhe qytetarëve, ose mos i thërrisni këto seanca koti, kjo është seancë hajgare, kjo është seancë e cila edhe njëherë përfundimisht e degradon Kuvendin, jemi bërë qesharakë, asgjë nuk ka mbetur më në këtë Kuvend”, deklaroi Musliu para deputetëve.

Po ashtu, deputetja e PDK-së, tha se në seancën e sotme, kishte pyetje për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, por që të dy kanë zgjedhur të mos jenë prezent në këtë debat parlamentar.

“Është e pakuptimtë që ministrat në asnjë seancë nuk vijnë të përgjigjen dhe është e pakuptimtë. Unë e kam bërë një pyetje për ministrin Xhelal Sveçla me datën 5 qershor 2023, sot është 1 dhjetori dhe ai nuk vjen të përgjigjet. Vetë fakti që unë kam pyetje sot për Liburn Aliun dhe Xhelal Sveçlën dhe asnjëri nga ta nuk janë këtu, nuk e di pse ia vlen të rrimë në këtë seancë”, shtoi tutje Musliu.

Kujtojmë se dje, Kuvendi mbajti seancë ku u diskutua për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Galatasaray në garë për Muriqin

Mallorca kërkon 18 milionë euro për Muriqin

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosja”

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, lëndohet Hoti

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet, lëndohet Hoti

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Hamza thirrje qeverisë: Fushata të jetë e ndershme dhe pa përdorim të resurseve shtetërore

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Hamza: PDK hap fushatën në Ferizaj, premton rritje pagash dhe pensionesh dhe kërkon fushatë të barabartë

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën