Skuadra e Ballkanit ka mundur shumë lehtë të kalojë në epërsi ndaj Viktoria Plzenit, por golin e sigurt e shpëtoi njëri prej mbrojtësve të ekipit çek.
Ai e largoi topin nga vija e portës pas goditjes me kokë të kapitenit të Ballkanit, Edvin Kuç në minutën e 14-të.