TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese: Kosova ka bërë hapat e duhur

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Mosshfrytëzimi i mjeteve nga Thesari janë dezinformatë, të hyrat janë rritur për 12%

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, megjithëse vazhdoi t’i kualifikoi si pasoja për vendin.

Ai tha se Kosova ka marrë hapat e duhur për largimin e tyre, derisa tha se të njëjtat kanë ndikuar edhe në shkrimin apo vlerësimin e BE-së për Raportin për Kosovën gjatë vitit 2023.

“Masat e Komisionit Evropian karshi Kosovës janë ende në fuqi dhe besojmë që ka një mundësi që prezenca e këtyre masave ka pasur ndikim edhe në shkrimin e raportit apo vlerësimin që i është bërë Kosovës. Po ashtu masat që janë në fuqi bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe me iniciativat e fundit, siç është plani i rritjes dhe ai për integrimin unik. Kosova ka bërë hapat e duhur, andaj është shumë i rëndësishëm që BE-ja së më shpejt t’i tërheq këto masa të cilat janë të kthyeshme dhe pa pasoja, në mënyrë që fokusi të kthehet në avancimin e integrimit evropian të vendit tonë”, theksoi Bislimi.

Në debatit parlamentar në Kuvend për këtë raport, Bislimi tha se janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, drejtësisë, sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit që është dashur të vlerësohen më shumë.

“Sipas analizës sonë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e qeverisjes, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, por edhe luftimit të korrupsionit, të cilat është dashur të vlerësohen e të theksohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike, dhe për më tepër, janë rekomanduar në vetë raportin e vitit të kaluar. Disa nga këto janë Ligji për qeverinë, Ligji për Prokurorinë e shtetit, funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, rritja e ndjeshme e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe caktimi automatik i lëndëve ”, tha Bislimi.

Ai përmendi disa arritje që sipas tij janë vlerësuar në raportin e progresit, siç janë arritjet në ERA II, reformat në fushën e demokratizimit dhe unifikimi me politikën e jashtme të BE-së në raport më luftën në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë në plotëni i bazuar në meritokraci. Kosova beson në të ardhmen e vet evropiane dhe si shembull i demokracisë në rajon duhet t’i jepet mundësia që këtë të dëshmojë. Ne kemi bërë hapin tonë më 15 dhjetor të vitit të kaluar kryeministri ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE. Tani jemi të gatshëm dhe presim që t’i përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga komisioni evropian në mënyrë që të vlerësohemi në formë objektive dhe merita”, theksoi ai./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Atentati në Rinas, zbulohet një arsenal armësh në Nikël – në kërkim poseduesi

Atentati në Rinas, zbulohet një arsenal armësh në Nikël – në kërkim poseduesi

Vonohet numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot – KQZ njofton për probleme me rrjetin elektrik dhe internetin

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzon mbi 2 mijë të tjera

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

“Mesditë”-14.11.2025

“Mesditë”-14.11.2025

Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime

Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime

Basketboll: Përballja e të pamposhturve, Bashkimi kundër Pejës, të shtunën

Basketboll: Përballja e të pamposhturve, Bashkimi kundër Pejës, të shtunën

Planifikohet ndërtimi i një statuje të Messit jashtë Camp Nou

Planifikohet ndërtimi i një statuje të Messit jashtë Camp Nou

Rashkaj: E kemi mposhtur Suedinë, pse jo edhe Slloveninë

Rashkaj: E kemi mposhtur Suedinë, pse jo edhe Slloveninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën