Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas një plaçkitjeje në Prishtinë, ku mbeti e vrarë një grua.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka ndarë dhimbjen e tij me familjen e të ndjerës.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli.