TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kastrati: Buxheti i paraparë për FSK-në nuk mjafton për zbatimin e planit 10-vjeçar zhvillimor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kastrati: Buxheti i paraparë për FSK-në nuk mjafton për zbatimin e planit 10-vjeçar zhvillimor

Ish Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se buxheti prej 153 milionë eurove për vitin e ardhshëm i paraparë nga Qeveria për FSK-në nuk është i mjaftueshëm për zbatimin e planit zhvillimor dhjetëvjeçar të paraparë në vitin 2014, raporton teve1.info

Kastrati në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se duke i parë zhvillimet globale, Kosova do të duhej të ndaj buxhet shtesë për FSK-në derisa ka thënë se kësaj force i duhet edhe rritja e pagave.

“Duke marrë parasysh sfidat globale mendoj që Qeveria duket të jep buxhet shtesë sepse 1.5 për qind e bruto-produktit mendoj që nuk mjafton sepse nevojat janë të shumta siç është rritja e pagave në të gjitha nivelet sepse 570 euro sa i merr një kategori nuk mjafton për t’i kryer obligimet familjare, nevojat e veta dhe në këtë drejtim duhet shumë më tepër të ketë Qeveria fokus. Sa i përket trajnimeve, ushtrimeve, shkollimeve, unë çdo herë jam krenuar me këta pjesëtarë dhe çdo herë na kanë gazuar kur janë kthyer me medalje. Rritja e buxhetit është rritje e konsiderueshme nga 103 milionë në 153 për vitin e ardhshëm mirëpo sa unë jam i informuar këtu nuk parashihet rritja e pagave, nuk parashihet rritja e investimeve në projekte kapitale dhe kjo do të jetë një hendikep i madh. Vitin e ardhshëm planifikohet që të ketë rritje 1400 ushtarë dhe nëse e llogarisim sa do të jetë investimi në veshmbathje, armë personale, infrastrukturë, pajisje individuale besoj që nuk do të jetë i mjaftueshëm për të arritur edhe më shpejt planin 10 vjeçar zhvillimor i cili është paraparë në vitin 2014”, tha Kastrati.

Ish komandanti Kastrati përmendi edhe punën që sipas tij e ka bërë ish-ministri i FSK-së, Armend Mehaj, gjë që sipas tij i ka tejkaluar barrierat e mundshme të realizimit të tranzicionit të FSK-së nga gjysmë ushtri në ushtri e paraparë me ligjet për tranzicion në Kuvendin e Kosovës.

“Mehaj iu ka ikë të gjitha pengesave duke bërë kontrata qeveri-qeveri me SHBA, Turqi, Gjermani etj. dhe bazuar në këto marrëveshje pres që ministri aktual Ejup Maqedonci do të vazhdoj me këtë trend të lidhjes së kontratave qeveri-qeveri dhe në këtë drejtim mendoj që FSK ka ecë me hapa të sigurt, hapa të mirë duke bërë përzgjedhjen e armatimeve, me ushtri standarde të NATOS dhe në këtë drejtim mendoj që ne jemi mirë”, tha Kastrati.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: Kosova s’duhet të bëjë kompromise të tjera nga ato që janë bërë kur është shpallur pavarësia

Bajrami: Kosova s’duhet të bëjë kompromise të tjera nga ato që janë bërë kur është shpallur pavarësia

Sejdiu: Vrasjet në LDK duhet të sqarohen, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për drejtësi

Sejdiu: Vrasjet në LDK duhet të sqarohen, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për drejtësi

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe në fushë ndaj Benficas

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Ndërron jetë Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

Ndërron jetë Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën