TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sot zbulohet shtatorja e veprimtarit Adem Demaçi në Podujevë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot 87 vjet më parë u lind Adem Demaçi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 në sheshin e qytetit në Podujevë mbahet manifestimi dhe zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Për ta madhështuar këtë ngjarje pjesëmarrës në këtë manifestim do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, familja e bacës Adem dhe bashkëveprimtarë të bacës nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik 2018 ndërroi jetë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi uron Ditën e Forcës: FSK-ja është besimi ynë se Kosova qëndron e fortë

Krasniqi uron Ditën e Forcës: FSK-ja është besimi ynë se Kosova qëndron e fortë

AGK-ja mirëpret ndarjen e buxhetit për RTK-në

AGK-ja mirëpret ndarjen e buxhetit për RTK-në

Murati: Ndarja e mjeteve për RTK-në ishte e pamundur për shkak të mungesës së komisioneve parlamentare

Murati: Ndarja e mjeteve për RTK-në ishte e pamundur për shkak të mungesës së komisioneve parlamentare

Bajrami: Murati s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale, fajëson opozitën për dështimet 4 vjeçare

Bajrami: Uzurpatorët e Qeverisë paskan gjetë zgjidhje për RTK-në pas 28 ditësh vonesë

Problemet muskulore kthehen në makth, Ismajli rrezikon të humb “derbin shqiptar” në Serie A

Kurti premton 1 milion euro shpërblim nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Kurti premton 1 milion euro shpërblim nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Parlamenti Evropian vendos për kufizime të përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 16-vjeç

Parlamenti Evropian vendos për kufizime të përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 16-vjeç

Murati: Ndarja e mjeteve për RTK-në ishte e pamundur për shkak të mungesës së komisioneve parlamentare

Murati: Ndarja e mjeteve për RTK-në ishte e pamundur për shkak të mungesës së komisioneve parlamentare

Bajrami: Murati s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale, fajëson opozitën për dështimet 4 vjeçare

Bajrami: Uzurpatorët e Qeverisë paskan gjetë zgjidhje për RTK-në pas 28 ditësh vonesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën