TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se spitali më i madh në Gazë, Shifa “duhet të mbrohet”. Luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen.

“Shpresa dhe pritja ime është që të ketë veprime më pak ndërhyrëse” nga forcat izraelite, tha Biden në Zyrën Ovale.

Qe tre ditë, spitali Shifa ka mbetur pa rrymë dhe ujë, përderisa luftimet me armë zjarri dhe bombardimet jashtë ndërtesës së spitalit e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.

“Ne nuk duam të shohim luftime në spitale”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne duam që pacientët të jenë të mbrojtur. Ne duam që spitalet të jenë të mbrojtura. Ne kemi biseduar me Qeverinë izraelite për këtë çështje dhe ata kanë thënë se ndajnë mendimin se nuk duan të shohin luftime në spitale”, raporton REL.

Sullivan tha se nuk ka përgjigje të lehta lidhur me atë se si Izraeli shtyn përpara operacionet ushtarake rreth spitaleve, por shtoi se këto pyetje janë për ushtrinë izraelite e jo për SHBA-në.

Mijëra persona ishin strehuar në spitalin Shifa, por zyrtarët shëndetësorë në Gazë një ditë më herët njoftuan se shumë palestinezë janë zhvendosur nga spitali si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka thënë se ka ofruar korridor të sigurt për ata që duan të largohen. Izraeli ka akuzuar se nën spitalin Shifa, Hamasi ka një qendër komanduese.

Hamasi – që nisi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që nxitën luftën aktuale – por edhe stafi shëndetësor në Shifa, mohojnë pretendimet e Izraelit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të lirohen sipas marrëveshjes me SHBA-në

Irani thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të lirohen sipas marrëveshjes me SHBA-në

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e Amerikës mbesin pa ujë, shkak një defekt në gyp

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Ancelotti paralajmëron Brazilit para duelit me Japoninë

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën