Ndonëse të gjymtuar, Ballkani dhe Dukagjini përballen sot në kuadër të xhiros së 14 të Superligës së Kosovës në futboll, me fillim nga ora 13:00.
Të dyja skuadrat patën futbollistë të ftuar tek përfaqësuesja e Kosovës, në fitoren e mbrëmshme ndaj Izraelit 1-0. Nga suharekasit ishin Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba që startuan takimin, ndërsa skuadrën e Dukagjinit e përfaqësoi portieri Kenan Haxhihamza, i cili ishte në bankën rezervë.
Pak para ndeshjes janë zbuluar formacionet e të dyja skuadrave.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Hamidi, Limaj, Berisha, Gripshi, Trashi, Jashanica, Ismaljgeci, Kryeziu.
Dukagjini: Muhaxhiri, Basri, Iseni, Feka, Syla, Morina, Shabani, Dallku, Solomon, Hugo, Neziri.