TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liverpooli me fitore i bën presion Cityt për kreun, Aston Villa mposht lehtë Fulhamin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Liverpooli me fitore i bën presion Cityt për kreun, Aston Villa mposht lehtë Fulhamin

Tre gola dhe dy “offside”, Liverpool merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brentford në takimin e javës së 12-të të Premier League, në “Anfield”.

“The Reds” patën mundësinë që të zhbllokonin takimin në dy momente me Nunez, në minutën e 22’ dhe të 27’, por të dyja goditjet e uruguajanit u anuluan për pozicion të parregullt.

Megjithatë, në minutën e 39’ Salah gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi sfidën. Ndërsa në minutën e 62’ Liverpool gjeti golin e dytë, por me Salah që tregoi një super formë.

Llogaritë e kësaj përballjeje u mbyllën nga Diogo Jota, që shënoi golin e tretë për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 74’. Pas kësaj jave, Liverpool ngjitet në vend të dytë me 27 pikë, teksa Brentford renditet në vend të 10-të me 16 pikë.

Aston Villa mposht Fulham-in me rezultatin 3-1 në javën e 12-të. vendasit morën avantazhin falë një autogoli të Robinson në minutën e 27’, ndërsa në minutën e 42’ McGinn dyfishoi avantazhin.

Në minutën e 64’ Watkin realizoi golin e tretë për ekipin e Aston Villas. Fuham nga ana tjetër provoi të reagojë dhe shënoi me Jimenez në minutën e 70’, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1.

Pas kësaj përballjeje Aston Villa renditet në vend të pestë me 25 pikë, ndërsa Fulham në vend të 16-të me 12 pikë.

Brighton-Sheffield United ndahen me barazimin 1-1, me vendasit që e mbyllën me dhjetë lojtarë këtë takim. Brighton zhbllokoi takimin në minutën e 6’ me Adingra, ndërsa e mbylli pjesën e parë në avantazh.

Në minutën e 69’ Dahoud u ndëshkua me karton të kuq dhe i la vendasit në inferioritet numerik, ndërsa një autogol i Webster në minutën e 74’ u dha barazimin miqve. 1-1 dhe Brighton renditet në vend të tetë me 19 pikë, ndërsa Sheffield në vend të parafundit me pesë pikë.

West Ham merr fitoren 3-2 ndaj Nottingham Forest në javën e 12-të të premier League.

Golat për vendasit i shënuan Paqueta në minutën e 3’, Bowen në minutën e 65’ dhe Soucek në minutën e 88’. Ndërsa për miqtë shënuan Awoniyi në minutën e 44’ dhe Elanga në minutën e 63’.

Pas javës së 12-të, West Ham renditet në vend të nëntë me 17 pikë, teksa Nottingham në vend të 15-të me 13 pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjyqtari Nuza kërkon ndëshkimin e Ferizajt dhe kryetarit të saj

Gjyqtari Nuza kërkon ndëshkimin e Ferizajt dhe kryetarit të saj

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

Shqipëria grumbullohet javën e ardhshme

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

Ylber Ramadani, vrapuesi i sezonit në Serie A

Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet

Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

Pas Shkupit e Tiranës, protesta e radhës për Gjuhën Shqipe do të mbahet në Prishtinë

Bedri Hamza tubim me veteranët: Zotohem se padrejtësitë ndaj tyre dhe familjeve të dëshmorëve do të marrin fund

Bedri Hamza tubim me veteranët: Zotohem se padrejtësitë ndaj tyre dhe familjeve të dëshmorëve do të marrin fund

Supremja refuzon si të pasafatshme ankesën e “Down Syndrome Kosova” për votimin me asistencë

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 190 zyrtarëve për raportimin e rezultateve preliminare

27 vjet nga Operacioni “Shigjeta” – veteranët kujtojnë betejën vendimtare të UÇK-së në Pashtrik

27 vjet nga Operacioni “Shigjeta” – veteranët kujtojnë betejën vendimtare të UÇK-së në Pashtrik

Kurban Bajrami në kohë zgjedhjesh, myftiu Naim Tërnava u bën thirrje partive politike për unitet

Kurban Bajrami në kohë zgjedhjesh, myftiu Naim Tërnava u bën thirrje partive politike për unitet

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Luginë, flasin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Luginë, flasin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën