TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Diplomati holandez: BE ka dështuar si ndërmjetës

nga Shpat Blakcori
7 Nëntor, 2023
0
A A
Diplomati holandez: BE ka dështuar si ndërmjetës

Diplomati holandez, Robert Bosch, shprehet skeptik për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai vlerëson se BE-ja ka dështuar ta luaj një rol neutral si ndërmjetës në këtë proces duke i bërë kështu siç thotë ai presion vetëm njërës palë.

Po shprehet i bindur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po shkon në drejtimin e gabuar.

Diplomati holandez, Robert Bosch, thotë se Bashkimi Evropian në këto negociata është duke biseduar vetëm me Kosovën sepse vetëm kësaj të fundit po i kërkon që t’i zbatoj marrëveshjet.

Bosch, vlerëson se Serbia nuk është fare e interesuar t’i përmbush obligimet e saj që ka në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

“Pavarësisht ardhjes së emisarit Miroslav Lajçak në Kosovë nuk e mendoj se dialogu po shkon në drejtimin e duhur. Arsyeja e vetme e dështimit ka të bëjë më presionin që po i bëhet vetëm njërës palë që në këtë rast është Kosova. Vetëm vëzhgojeni situatën, gjatë gjithë kohës vetëm Kosovës i kërkohet me këmbëngulje që t’i zbatoj marrëveshjet, ndërsa Serbia nuk po bënë asnjë hap para që ti kryej obligimet e saj. Sinqerisht e kam të vështirë ta kuptojë këtë situatë dhe qasjen e Bashkimit Evropian në këtë proces”, ka thënë Robert Bosch.

Bosch, konsideron se procesi i dialogut do të zvarritet edhe më shumë për shkak të zgjedhjeve në Serbi.

Ai thotë se Serbia ka përdorur taktika të tilla edhe në të kaluarën.

“Aleksandar Vuçiq e ka bërë shumë të qartë se nuk i intereson fare qe ta nënshkruaj marrëveshjen dhe në një farë forme ai po tallet me Perëndimin. Tani në dhjetor do të mbahen zgjedhjet në Serbi dhe procesi do të zvarritet edhe më shumë. Këto ngjarje ma kujtojnë kohën kur në krye të Serbisë ishte Boris Tadiq, dhe ne po prisnim atë deri sa ta formonte qeverinë e më pastaj të vazhdonim me bisedime që nuk të qonin askund. Është gjithmonë historia e njëjtë me ta”, është shprehur Bosch.

Tutje, Robert Bosch, e ka vënë në pikëpyetje edhe rolin e Miroslav Lajçakut në këtë proces.

“E kam thënë edhe më herët që gabim fatal ka qenë përzgjedhja e Lajçakut si ndërmjetësues special në këtë proces, ai vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, njësoj si shefi i tij Josep Borrell. Për të balancuar dialogun si ndërmjetës duhet të ishte të zëmë dikush nga Austria që ka një qasje neutrale ndaj palëve. Në bllok janë 22 shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës, a është me të vërtetë e vështirë që ta zgjidhni ndonjërin nga ato shtete për ta ndërmjetësuar dialogun?”, ka deklaruar ai.

Blloku evropian po kërkon nga Serbia që ta njoh de-facto pavarësinë e Kosovës, por që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka shprehur gatishmëri të bëjë hapa para në këtë drejtim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Lekaj: Ka pasur arrestime për ndërhyrje në procesin e votimit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës voton nga paraburgimi

Arrestohen pesë persona të dyshuar për fotografim të votës në Shqipëri

Arrestohen pesë persona të dyshuar për fotografim të votës në Shqipëri

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri deri në mesditë

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri deri në mesditë

Përplasje mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia

Përplasje mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Zelensky mirëpret propozimin rus, thotë se armëpushimi duhet të vijë para negociatave

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X