TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

QKSS: Moszbatimi i marrëveshjeve, sfidë për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A

Qendra Kosovare për Studim të Sigurisë thotë se mosmarrëveshja e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur një sfidë kryesore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

QKSS thekson që bazuar në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, është e domosdoshme zbatimi efektiv i marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve.

“Përkundër marrëveshjes fillestare verbale në Bruksel në shkurt të vitit 2023, presidenti serb Vuçiq refuzoi të nënshkruajë Asociacionin në dhe e ka minuar vazhdimisht marrëveshjen në daljet e tij publike, duke e bërë shumë më të vështirë dhe sfiduese ndërtimin e një momentumi për zbatimin e saj”, thuhet në komunikatë.

Sipas QKSS-së, dështimi për të arritur marrëveshje për një plan veprimi për zbatimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mars të këtij viti, e ndërlikoi edhe më tej procesin dhe rriti tensionet.

“Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, pret që Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (ASM) dhe që Serbia të ndërmarrë veprime konkrete drejt njohjes de facto të pavarësisë së Kosovës”.

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se QKSS propozon një sekuencë alternative të veprimeve për të përmbushur pritjet e të gjitha palëve të përfshira në dialogun e normalizimit.

“Në qendër të mosmarrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duket se sillen rreth renditjes së veprimeve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe prandaj QKSS propozon një sekuencë alternative të veprimeve për të përmbushur pritjet e të gjitha palëve të përfshira në dialogun e normalizimit. Kjo perspektivë alternative fokusohet në zbatimin e balancuar dhe realist të APN-së, duke adresuar shqetësimet si të bashkësisë ndërkombëtare ashtu edhe të Kosovës”.

Në këtë qasje të re, Qeverisë së Kosovës i rekomandohet që të paraqesë një projekt-statut për themelimin e ASM-së, njëkohësisht me Serbinë duke zyrtarizuar njohjen de facto të Kosovës, ndërsa BE- ja dhe NATO-ja ofrojnë perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE përmes statusit të vendit kandidat dhe NATO-s përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP).

Sipas Ilazit, udhëheqës i hulumtimit nga perspektiva e Kosovës, zbatimi i plotë i APN-së ofron mundësinë më praktike për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe BE-në.

“Për të adresuar shqetësimet e Kosovës dhe për të siguruar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, propozohet një shkëmbim letrash ndërmjet lidershipit kosovar dhe homologëve nga ShBA, Franca dhe Gjermania”.

Sipas Ilazit, ky shkëmbim duhet të theksojë nevojën urgjente të Kosovës për të arritur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare si INTERPOL dhe UNESCO.

“Presidenti i Këshillit Evropian (BE) i rekomandohet organizimi i një samiti ndërmjet Kosovës dhe pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të katalizimit të ndryshimeve pozitive në status quo-në aktuale. Themelimi i Asociacionit nga Kosova dhe zbatimi i marrëveshjes bazë (APN) nga Kosova duhet të çojë në njohje nga Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së”.

Në komunikatë, tutje thuhet se perspektiva alternative për sekuencën synon të sigurojë një rrugë të qartë për Kosovën, Serbinë, BE-në dhe ShBA-në për të ecur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe fillimit të negociatave për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që paraqet një hap të rëndësishëm drejt njohjes formale te Kosovës nga Serbia.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: https://qkss.org/al/publikimet/a-mund-te-tejkalohet-ngecja-ne-zbatimin-e-marreveshjes-drejt-normalizimit-te-marredhenieve-mes-kosoves-dhe-serbise-permes-sekuencimit-alternativ-te-veprimeve/./teve1.info/
Tags: AsociacioniDialogu Kosovë-SerbiQKSS
ShareTweet

Postime të ngjashme

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Sot s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Sot s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Parashikimi i motit për të dielën, priten rrebeshe shiu

Parashikimi i motit për të dielën, priten rrebeshe shiu

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Tragjedi në Toronto të Kanadasë, dy persona humbin jetën pas shkëmbimit të zjarrit në një festival

Tragjedi në Toronto të Kanadasë, dy persona humbin jetën pas shkëmbimit të zjarrit në një festival

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Messi nuk i zgjati dorën Xhakës në një moment të ndeshjes Argjentinë – Zvicër

Messi nuk i zgjati dorën Xhakës në një moment të ndeshjes Argjentinë – Zvicër

Spektakël i papërsëritshëm në Tiranë, Kanye West elektrizoi publikun shqiptar

Spektakël i papërsëritshëm në Tiranë, Kanye West elektrizoi publikun shqiptar

Sot s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Sot s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Argjentina mposht Zvicrën pas vazhdimeve, siguron gjysmëfinalen ndaj Anglisë

Argjentina mposht Zvicrën pas vazhdimeve, siguron gjysmëfinalen ndaj Anglisë

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale me pas fitores ndaj Norvegjisë, shkëlqen Bellingham

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale me pas fitores ndaj Norvegjisë, shkëlqen Bellingham

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën