Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti para raportimit të tij të sotëm në Kuvendin e Kosovës duhet t’iu kërkojë falje të gjithë atyre të cilët sipas saj, Kurti i quajti “hipokrit, rrenca e paqavra!”.
Derisa theksoi se Kurti mbi të gjitha i ka borxh me i kërku falje atyre që “kanë dhënë jetën, kanë qëndru në burg për kauzat e rrejshme të tij”.
“Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra! E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!Heret a vonë, gjynahet të zënë!”, ka shkruar Shoshi – Musliu në Facebook.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti do të raportojë sot para deputetëve në Kuvend për takimin e fundit që kishte në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë më 26 tetor./teve1.info./
Kurti raporton sot në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel